5.7 C
Tetovo
E diel, 15 Mars, 2026
BallinaLajmeBotaVijon lufta në Lindjen e Mesme! Teherani kërcënon se do të vrasë...

Vijon lufta në Lindjen e Mesme! Teherani kërcënon se do të vrasë Netanyahun, ky i fundit publikon video duke pirë kafe. Lideri i Iranit “arratiset” në Moskë për kurim

Lufta në Lindjen e Mesme vijon të përshkallëzohet, ndërsa tensionet mes Shteteve të Bashkuara, Iranit dhe Izraelit janë rritur ndjeshëm në orët e fundit.Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë për një operacion në këmbë pasi pësoi lëndime të rënda gjatë sulmeve ajrore, sipas raportimeve të medias së Kuvajtit “Al-Jarida”.Raporti mbetet i pakonfirmuar nga burime zyrtare, por sipas gazetës, Khamenei u evakuua nga Irani në fshehtësi të plotë dhe u transportua në Rusi me një avion ushtarak rus.

Atje ai thuhet se iu nënshtrua një operacioni “të suksesshëm”, i cili sipas raportimit u organizua personalisht nga presidenti rus Vladimir Putin në një nga rezidencat presidenciale.

Gardat Revolucionare iraniane kanë kërcënuar drejtpërdrejt kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, duke deklaruar se do të vazhdojnë ta “ndjekin dhe ta vrasin”, sipas mediave shtetërore iraniane.Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka publikuar një video në rrjetet sociale për të hedhur poshtë thashethemet që qarkulluan në internet se ai ishte vrarë në një sulm iranian.Në videon e shpërndarë, Netanyahu falënderon mbështetësit për përkrahjen e tyre, duke theksuar se kjo mbështetje forcon atë personalisht, ashtu edhe qeverinë izraelite dhe Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).“Mbështetja juaj është e jashtëzakonshme, ajo më jep forcë mua, qeverisë dhe IDF-së. Po bëjmë gjëra që nuk mund t’i ndaj tani, por sot ka operacione shumë të fuqishme edhe në Iran dhe Liban”, u shpreh ai.Më pas, Netanyahu ironizoi thashethemet që po qarkullonin në rrjetet sociale për vdekjen e tij.

“A doni të numëroni gishtat e mi? Mund t’i shihni këtu… dhe këtu. Shihni? Shumë mirë”, tha ai me humor në video.

Videoja u publikua pasi në rrjetet sociale u përhapën raportime të paverifikuara që pretendonin se Netanyahu ishte vrarë gjatë një bombardimi iranian. Disa teori konspirative shpërndanë edhe video duke pretenduar se ai shfaqej me gjashtë gishta, duke e paraqitur këtë si “provë” të pretendimeve për vdekjen e tij.

Ndërkohë, Garda Revolucionare e Iranit deklaroi në faqen e saj zyrtare “Sepah News” se nëse Netanyahu është gjallë, ai do të vazhdojë të jetë objektiv i sulmeve.

“Nëse ky kriminel që vret fëmijë është gjallë, ne do ta ndjekim dhe do ta eliminojmë me gjithë forcën tonë”, thuhet në deklaratë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments