Në shkollën fillore “Nikolla Karev” të fshatit Nerovë të Komunës së Krushevës ka vazhduar edhe sot bojkoti I mësimit për shkak të kushteve të papërshtatshme për mësim. Prindërit thanë se nuk do të lejojnë fëmijët të shkojnë në shkollë derisa institucionet përkatëse të lejojnë realizimin e punimeve ndërtimore dhe të legalizojnë objektin e ri shkollor që aktualisht po ndërtohet nga vet banorët e fshatit. Sipas banorëve, paralajmërimet për rrënimin e objektit të ri shkollor kanë nxitur thuajse të gjitha partitë politike të interesohen për zgjidhje të kësaj çështjeje duke paralajmëruar vizita të njëpasnjëshme në fshat. /Alsat.mk