4.1 C
Tetovo
E martë, 4 Mars, 2025
BallinaLajmeVIJAT QË MEZI SHIHEN! Vonohet shënimi i rrugëve me ngjyrë në Tetovë.

VIJAT QË MEZI SHIHEN! Vonohet shënimi i rrugëve me ngjyrë në Tetovë.

Nga Komuna e Tetovës thonë se janë të angazhuar të blihen të gjitha makineritë e nevojshme që vet të bëjnë shënimin e vijave të bardha në rrugë.

Vijat e bardha për këmbësorët në shumë rrugë të Tetovës mezi shihen. Kjo përbën problem të madh si për këmbësorët – po ashtu edhe për vozitësit. Ndërkaq, më problematike paraqitet situata gjatë orëve të natës kur vijat e bardha aspak nuk duken dhe janë burim potencial për aksidente trafiku. Kësisoj, kohëve të fundit nëpër rrugët e Tetovës, sidomos ato dytësore, gjithnjë e më pak shihen vizat e bardha për këmbësorët apo vijat ndarëse të rrugëve. Më problem paraqitet edhe në disa rrugë periferike, ku pothuajse asnjëherë nuk ka vija ndarëse ose vizë-bardha për këmbësorët.

Nga policia thonë se në secilën periudhë të vitit kryejnë vëzhgime në terren dhe në ato vende ku është hasur mungesa e vijave të bardha, që shënojnë ndarjen e korsive por edhe vizbardhave, është përgatitur raporti përkatës dhe është kërkuar nga organet kompetente që në kohë sa më të shpejtë të shënohen që të mund këmbësorët, pra të kenë më të qartë se ku ta kalojnë rrugë, dhe po ashtu vozitësit ta kenë qartë se ku e kanë kufirin e korsisë në të cilën lëvizin, thonë nga policia e Tetovës.

Nga Komuna e Tetovës ndërkaq thonë se do të ndërmarrë aktivitete për ruajtjen më efikase të dukshmërisë së vendkalimeve për këmbësorë, ku në vend të praktikës së mëparshme të angazhimit të një kompanie për këtë qëllim vet komuna në të ardhmen do të kujdeset sepse procedurat përmes operatorëve zgjasin shumë, ndërsa nëse vet komuna e organizon punën, atëherë e njëjta bëhet më shpejtë.

“Shënimi i rrugëve në vendkalimet e këmbësorëve, nëse nuk bëhet me ngjyrë afatgjatë, do të duhet të bëhet çdo vit dhe ky është obligim i komunës, ndaj përvoja jonë e deritanishme ka treguar se kjo nuk mund të arrihet me operator të jashtëm, sepse burimet dhe procedurat formale për sigurimin e një operatori të jashtëm janë më afatgjata kurse nevojat janë më urgjente”, thonë nga Komuna e Tetovës. Nga Komuna e Tetovës thonës se janë të angazhuar që të blihen të gjitha makineritë e nevojshme që vet të bëjnë shënimin e vijave të bardha në rrugë. Brenda vitit, Komuna e Tetovë ndanë 1.5 milion denarë për vijat e bardha, para këto që nuk mjaftojnë, sepse këto mjete ndahen që mirëmbajta të bëhet një herë në vit, ndërsa rregullat parashohin që rrugët të paktën dy herë brenda vitit të shënohen me ngjyrë të bardhë. Krahas kësaj, edhe në raste kur shënohen me ngjyrë të bardhë, ato menjëherë zhduken.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments