11.9 C
Tetovo
E hënë, 16 Shtator, 2024
BallinaLajme(VIDEO)RMV- Këshilli Gjyqësor: Pajaziti i ka caktuar Ramdanit arrest shtëpiak pa dhënë...

(VIDEO)RMV- Këshilli Gjyqësor: Pajaziti i ka caktuar Ramdanit arrest shtëpiak pa dhënë sqarime

Këshilli Gjyqësor në seancën urgjente të mbajtur mbrëmë ka miratuar raportin e grupit punues në lidhje me vendimin e Gjykatës Penale Shkup për paraburgimin ekstradues të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, i cili ndodhet në arrati. Anëtari i këshillit, Aleksandar Kambovski gjatë elaborimit të raportit, tha se, gjykatësi i lëndës, Pajazit Pajaziti, i ka caktuar Ramdanit masën e arrestit shtëpiak pa dhënë sqarime, si dhe nuk ka dhënë udhëzime se si do të sigurohet i burgosuri.

ALEKSANDAR KAMBOVSKI, KËSHILLI GJYQËSOR

“Gjykatësi i procedures paraprake në vendimin për përcaktimin e paraburgimit shtëpiak ka dhënë arsye të njëjtë për masën e këtillë, si edhe paraprakisht kur e ka caktuar masën e paraburgimit. Në vendimin, gjykatësi, nuk e ka përcaktuar mënyrën në të cilën njësitë kompetente sektoriale të Ministrisë së Punve të Brendshme do të kryejnë mbikëqyrje”.

Ai më tej ka shtuar se, gjyqtari i procedurës paraprake, pasi ka marrë deklaratë nga personi, ekstradimi i të cilit kërkohet, në të cilin ai person ka dhënë pëlqimin për ekstradim në procedurë të shkurtuar, ka marrë në pyetje përsëri personin dhe konkludoi se ai person e tërhoqi pëlqimin e tij.

ALEKSANDAR KAMBOVSKI, KËSHILLI GJYQËSOR

“Gjithashtu në këtë lëndë, gjykatësi i procedures paraprake ka sjell vendim me të cilin ka përcaktuar masën e paraburgimit shtëpiak me të cilën ka dhënë arsye, mes tjerash jo të ndryshme nga ato që i ka dhënë gjatë përcaktimit të masës së paraburgimit, dhe në atë vendim as nuk ka përcaktuar mënyra të realizimit të mbikëqyrjes nga ana e MPB-së, SPB Shkup Stacioini Policor i kompetencave të përgjithshme Çair”.

Nga këshilli kanë shtuar se raporti vetëm konstatuan gjendjen faktike dhe është bazë dhe udhërrëfyes se si të veprohet më tej me rastin Pajaziti, megjithatë nuk bëhet fjalë as për përgjegjësi e as për vendim.Shenja

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments