Autosrada, Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë, që është pjesë e Korridorit 8, me shumë gjasë nuk do të realizohet dhe për të rregulluar këtë problem po kërkohet zgjidhje, thotë kryeministri Hristian Mickoski sipas të cilit, ndryshimet në trase kërkohen dhe me shumë gjasë do të ndodhin përshkak se traseja e së njëjtës kalon në zonë të mbrojtur nga UNESCO. Kryemistri thotë se ende nuk ka vendim final megjithatë bisedimet vazhdojnë dhe do të gjendet zgjidhja më e mirë.Autosrada, Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë, që është pjesë e Korridorit 8, me shumë gjasë nuk do të realizohet dhe për të rregulluar këtë problem po kërkohet zgjidhje, thotë kryeministri Hristian Mickoski sipas të cilit, ndryshimet në trase kërkohen dhe me shumë gjasë do të ndodhin përshkak se traseja e së njëjtës kalon në zonë të mbrojtur nga UNESCO. Kryemistri thotë se ende nuk ka vendim final megjithatë bisedimet vazhdojnë dhe do të gjendet zgjidhja më e mirë.
HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR
Ajo pjesë me siguri nuk do të mbetet në plan, për shkak se nuk varet nga ne, po varet nga UNESCO. Por, po kërkohet mënyrë se si e gjithë kjo të rregullohet. Kjo sepse futet në perimetër të zonave të mbrojtura nga UNESCO. Po kërkojmë zgjidhje se si të kemi komunikacion të sigurtë në mes atyre dy boshteve. Në këtë moment me siguri nuk do të bëhet, por nuk ka ende vendim final, ende po diskutohet mundësia, por me siguri këtu duhet të kemi ndryshime.
Veç kësaj, Mickoski paralajmëroi edhe shtyerje të afateve për ndërtimin e kooridoreve, pasi sipas tij janë trashëguar nga e kaluara.
HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR
Atë projekt e kemi trashëguar me të gjitha problemet që kanë qenë pjesë e të njëjtit. Përveç avansit që ishte paguar, asgjë tjetër nuk kishte, por duke ju falemderuar aksionit ekspres të Ministrisë së Transportit dhe zv. Kryeministrit të Qeverisë po edhe drejtorit të N.P. Rrugëve Shtetërore 90% e obligimeve që i takojnë shtetit janë kryer, tani mbetet organizimi i mirë i punëkryerësit. Ndoshta do të ketë nevojë që afati të shtyhet pak.
Kryeministri, foli edhe për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër. Ai tha se pjesa e mbetur e kësaj autostrade do të financohet me mjete të Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” të siguruara nga kredi në bankat vendore, sepse për disa arsye banka kineze ka ndërprerë investimet.
youtube.com/watch?v=dsRiDBPd56I&source_ve_path=MjM4NTE&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fshenja.tv%2F
