Mos u kallxoni QEVERISË LSDM+BDI
Punë që në disa vende kërkon muaj, një vit, madje edhe një dekadë, indianët e bënë në më pak se pesë ditë.
Në vetëm 105 orë e 33 minuta, ata ndërtuan një autostradë 75 kilometra. Projekti, i cili punësonte 720 persona, filloi më 3 qershor në orën 07:27 dhe përfundoi më 7 qershor në orën 17:00.
Suksesi i pabesueshëm hyri edhe në Librin e Rekordeve Guinness.
Edhe pse projekti drejtohet si autostradë, sërish mund të jetë pak i diskutueshëm, pasi sipas fotove që disponojmë rruga duket shumë më e ngushtë. Korsitë janë fizikisht të ndara, por rruga është shumë e ngushtë dhe nuk ka korsi ndalimi.