Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kandidatin e Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dje e kanë publikuar një video në të cilën e kanë prezantuar projektin për rrugën Prizren – Tetovë, ndërkaq kanë premtuar që brenda 2-3 vitesh do të mbarojë tërësisht
“Në anën e kundërt të kësaj bjeshke ndodhet fshati Veshallë në Maqedoninë e Veriut i cili është vetëm 15 kilometra larg prej Tetovës, po aq sa është edhe fshati Manastiricë, larg nga Prizreni. Prandaj përfund kësaj bjeshke, do ta hapim tunelin i cili do të jetë i gjatë 6 kilometra, për ta rikthyer këtë lidhje të vjetër mes dy qyteteve Prizrenin dhe Tetovës”, thotë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai shtoi se qeveria e Kosovës e ka filluar realizimin e këtij projekti, për të cilin edhe e kanë ndarë buxhetin për herë të parë.
“Bashkë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, jemi dakorduar që sivjet ta projektojmë rrugën, ndërkaq vitin e ardhshëm ta realizojmë atë në tërësi. Kismet pas dy ose tre vjetësh, do të udhëtojmë së bashku prej Prizrenit në Tetovë, ashtu veç për kafe”, tha Kurti.
“Për kafe, bozë dhe bakllavë”, ia ktheu Haskuka