Zëvendës kryeministri i Parë i Maqedonisë së Veriut dhe njëherësh ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti ka dhënë një intervistë në “Ora News” ku ka falur mbi debatin politik mbi çështjen e përdorimit të Gjuhës Shqipe, si dhe shpalljen “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit i ish-zv.kryeministrit të mëparshëm shqiptar Artan Grubi.Për këtë të fundit, Mexhiti theksoi s’ka aspak rëndësi se ku është ai sot, por është e sigurtë se një ditë ai do të ballafaqohet me drejtësinë.
“Kjo është detyrë e organeve të rendit për të zbuluar se ku ndodhet ai aktualisht.
Ajo që dihet është se ndaj tij janë ngritur akuzat për shpërdorim detyre dhe korrupsion”, u shpreh ndër të tjera, Mexhiti.