Partitë që përbëjnë koaliconin qeveritarë, VMRO-DPMNE dhe koalicioni VLEN, sot kanë folur në lidhje me rastin e ish zv/kryeministrit, Artan Grubit, ku, ky i fundit është larguar nga vendi, ndërsa dje i është bastitur banesa e tij, pasi siç thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme, ai dyshohet për korrupsion. Nga VMRO-DPMNE kërkojnë që Artan Grubi të mos ikë dhe të kthehet në vend, pasi sipas tyre, ai duhet të ketë përgjegjësi për krimin.
MILE LEFKOV, VMRO-DPMNE
“Në qoftë se është i pastërtë si loti apo i trubullt, le ta dëshmojë në gjykatë, nëse ka guxim të përballet me provat. Tetë milionë euro është krimi në SHA Llotaria të Maqedonisë, ku aktorë kryesorë janë Artan Grubi si zëvendëskryeministër dhe Përparim Bajrami si drejtor i Llotarisë. Edhe Grubi edhe Bajrami janë anëtarë të BDI-së, të cilët, duke vjedhur shtetin, sipas nevojës, dikur ishin të gjelbër, pastaj evropianë, pastaj mbollën përçarje për tensione etnike. Në thelb ata thjesht ndryshuan maskat për të vjedhur”.
E nga koalicioni VLEN gjithashtu pjesë e qeverisë, theksojnë se aksionet policore në goditje të korrupsionit dhe krimit të organizuar janë dëshmi se lufta ndaj personave të kriminalizuar do të jetë e pakompromis dhe nga tani e tutje, ata deklarojnë se do të ketë zero tolerancë, pa dallim etnie apo pozite.
VLEN
“Hija e Ali Ahmetit, Artan Grubi dhe klika e BDI-së shfrytëzoi çdo ditë të këtyre dy dekadave për të pasuruar xhepat, për të vjedhur dhe për të abuzuar me pushtetin, duke u bërë sinonim i krimit dhe korrupsionit. Ikja nga drejtësia e liderëve të bixhozit, hijes së Ali Ahmetit, Artan Grubit dhe Përparim Bajramit, të prezantuar si ‘të pastër si loti’, është një konfirmim tjetër se sa shumë ata kanë keqpërdorur pushtetin”.
Nga VLEN shtojnë më tej se kontribojnë mjaftë për ndërtimin e një sistemi të drejtë dhe të ndershëm, që siç thonë, ndalon këtë eksod dhe siguron një të ardhme më të mirë për çdo shqiptar.
/SHENJA/