6.4 C
Tetovo
E premte, 31 Tetor, 2025
BallinaLajmeBotaVideo/ U maskuan si oficerë policie, banda e armatosur grabit punishten e...

Video/ U maskuan si oficerë policie, banda e armatosur grabit punishten e arit në Francë

Një grabitje ka bërë bujë në Francë, pasi një grup personash të armatosur dhe të maskuar si oficerë policie sulmuan një punishte ari në jug të vendit.Grabitësit e pajisur me armë automatike dhe eksplozivë sulmuan punishten “Pourquery” në Lyon, e specializuar në përpunimin e metaleve të çmuara.Dëshmitarët okularë raportuan se autorët, të veshur si policë, thyen xhamat e laboratorit dhe hynë me forcë brenda.Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon grabitësit duke përdorur një shkallë për të kaluar gardhin e laboratorit. Policia njoftoi se ka arrestuar pesë të dyshuar dhe se mallrat e vjedhura janë rikuperuar.

Ngjarja ndodhi në të njëjtën ditë kur pesë persona të tjerë u arrestuan në lidhje me grabitjen e bizhuterive në Luvër.Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments