18.4 C
Tetovo
E enjte, 24 Korrik, 2025
BallinaKurioziteteVideo tronditëse, avioni rrëzohet në mes të autostradës në Itali, dy të...

Video tronditëse, avioni rrëzohet në mes të autostradës në Itali, dy të vdekur.

Dy persona kanë humbur jetën tragjikisht kur një avion i vogël u rrëzua në provincën italiane Brescia.

Aeroplani u rrëzua të martën në Azzano Mella, në afërsi të kryqëzimit të trafikut Corda Molle që lidh autostradat A4 dhe A21.

Viktimat janë një burrë 75-vjeçar nga Milano dhe partnerja e tij 60-vjeçare. Sipas informacionit të disponueshëm, avioni u nis nga Piacenza, raporton RaiNews.

Zyra e prokurorit të Brescia ka kërkuar ndihmën e policisë ajrore të Milanos. Një hetim është duke u zhvilluar, me qëllim sqarimin e dinamikës së saktë dhe shkakun e këtij aksidenti tragjik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments