10.6 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Mars, 2025
BallinaLajme(VIDEO) Taravari mohon largimin nga VLEN

(VIDEO) Taravari mohon largimin nga VLEN

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka përgënjeshtruar sot zërat se ai do të jep dorëheqje nga ky post, duke thënë se është i fokusuar në gjendjen dhe shërimin e pacientëve dhe se nuk planifikon të tërhiqet nga koalicioni VLEN. Ndërkohë, i pyetur nëse është takuar apo jo me Ali Ahmetin, tha se ka pasur kanale komunikimi por se nuk është takuar.

Arben Taravari, Ministër i Shëndetësisë

Këto tema për mua janë irelevante dhe të parëndësishme, unë jam i fokusuar në shërimin e pacientëve dhe përmirësimin e gjendjes së tyre, për koalicione dhe bashkëpunime partiake kemi kohë për të biseduar kemi kohë, për dorëheqje as që planifikoj raportet midis parterëve të koalicionit janë shumë të mira. Kështu që vazhdoj të jem ministër i shëndetësisë”.

Taravari është në postin e ministrit të Shëndetësisë që nga muaji qershor, kur u zgjodh qeveria e re e udhëhequr nga VMRO – DPMNE.

Paraprakisht, një vit më parë, Taravari si kryetar i Aleancës për Shqiptarët, mori vendim që të dal nga qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja, për t’iu bashkuar bllokut opozitar shqiptar. Pas kësaj, u formua koalicioni VLEN, e cila pas zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, u bë pjesë e qeverisë. Ndërkaq, Aleanca për Shqiptarët u nda në dy pjesë, ku pjesa e Ziadin Selës iu bashkua koalicionit të udhëhequr nga BDI. Në lidhje me atë se kujt i takon partia, ende ka proces gjyqësor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments