Dy të burgosur nga Shkupi në burgun e Idrizovës kanë shantazhuar nënën e një të burgosuri tjetër që t’u jepte para për të mbrojtur djalin e saj. Për këtë ka raportuar Ministria e Punëve të Brendshme, nga ku dhe njoftuan se janë ngritur kallëzime penale kundër dy personave, me inicialet A.B. (31) dhe A.R. (25), për zhvatje dhe fajde. Në raport thuhet se të burgosurit në mënyrë të paligjshme kanë marrë telefona dhe se gjatë video-telefonatave, ata i treguan gruas se si po e trajtonin dhunshëm djalin e saj, duke e shantazhuar dhe duke i thënë se nëse nuk do t’u paguante 1 200 euro në muaj, do të vazhdonin dhunën ndaj djalit të saj.MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Ndërsa vuanin dënimin në burg, ata morën në mënyrë të paligjshme telefona dhe, nëpërmjet ‘messenger’, kërkuan që nëna e një të dënuari tjetër t’u paguante 1 200 euro në muaj, në mënyrë që djali i saj të merrte garanci dhe mbrojtje në burg dhe kushte më të mira strehimi”.
MPB informoi se dy ditë më parë, vëllezërit e dy zhvatësve, pas një marrëveshjeje paraprake me nënën e të burgosurit nga e cila kërkonin para, erdhën në Strumicë për t’u takuar me të dhe për t’u paguar shumën e kërkuar. Njëri mori paratë e shënuara dhe u arrestua menjëherë, ndërsa vëllai i zhvatësit të dytë iku me vrap, por u kap dhe u arrestua shpejt.
Në të njëjtën kohë, siç informoi MPB, u krye një kontroll në qelitë e burgut të zhvatësve dhe u gjetën dhe u konfiskuan telefonat e tyre. Vëllezërit e tyre u nxorën para një gjyqtari dhe përfunduan në arrest shtëpiak.
/SHENJA/