ekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio u shfaq dje në Fox News me shenjën e kryqit në ballë.
Edhe pse fillimisht paraqitja e tij u duk e çuditshme, u zbulua arsyeja.
Tradita e krishterë dikton që “të mërkurën e hirit”, një prift të spërkasë me hi kokat e besimtarëve ose të bëjë kryqin mbi ballin e tyre me hi.Në traditën e krishterë, spërkatja e hirit nënkupton pendimin dhe gatishmërinë për një jetë të re.
Prindërit e Marco Rubios emigruan nga Kuba në Shtetet e Bashkuara në vitin 1956, dy vjet para se Fidel Castro të vinte në pushtet. Ata shpejt u bashkuan me Kishën Mormone.
Mediat katolike në SHBA raportojnë se ata më vonë u larguan nga Kisha Mormone me nxitjen e djalit të tyre dhe u kthyen në katolicizëm.
U.S. Secretary of State Marco Rubio draws a cross on his forehead during a press conference to discuss Trump's positions. pic.twitter.com/YWdBTJKfzi
— Hanzo (@HanzoNasan) March 6, 2025