-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajme(VIDEO) RIKER: KONTESTET DYPALËSHE ,TË ZGJIDHEN JASHTË KONTESTIT PËR EURO-INTEGRIM

(VIDEO) RIKER: KONTESTET DYPALËSHE ,TË ZGJIDHEN JASHTË KONTESTIT PËR EURO-INTEGRIM

Diplomati amerikan, Philip Reeker, i ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë që kontesti ndërmjet tyre të mos jetë pengesë për zgjidhjen e problemeve të dy vendeve.

Diplomati amerikan, në letrën dërguar kryeministrit Zaev, ka deklaruar se edhe Bullgaria, si vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe Maqedonia duhet që të vazhdojnë që të kërkojnë zgjidhje për kontestet bilaterale jashtë procesit për integrim në Bashkimin Evropian.

Reeker thekson se dy vendet duhet që të bëjnë progres në këto aspirata me hapjen dhe mbylljen e kapitujve në negociata.

Philip Reeker

Vlerësojmë lartë përpjekjet tuaja për t’i udhëhequr bisedimet me vullnet dhe të përkushtoheni në sigurimin e të ardhmes evropiane për Maqedoninë e Veriut e cila dëshmoi se meriton.

SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së shpreh keqardhje që vendet anëtare të BE-së nuk arritën të japin pëlqimin për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut”

Diplomati amerikan ka deklaruar se Maqedonia e Veriut dëshmoi se është aleat besnik i NATO-s dhe mik i madh i SHBA-ve. Sipas tij, anëtarësimi në BE mbetet interesi i përbashkët dhe SHBA do të vazhdojë  mbështetjen.

Ai shton se SHBA-të e ndjekin dhe i kuptojnë sfidat nëpër të cilën kalon procesi dhe thekson se Maqedonia e Veriut angazhohet për paqe, siguri dhe prosperitet për qytetarët e vendit dhe qytetarët e vendeve fqinje.

Reeker thekson se në SHBA besojnë se konferenca ndërqeveritare ndërmjet  Maqedonisë së Veriut gjatë kryesimit gjerman me BE-në do të mbahet së shpejt.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments