Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video ku tregon pse lokalet dhe restorantet nuk mund të hapen akoma.
Në video janë disa ekspertë të huaj që tregojnë me anë të një skeme se çfarë mund të ndodhë në një lokal të mbyllur, ku ndodhet i pranishëm edhe një i infektuar me COVID-19.
Një shpjegim i thjeshtë për rrezikun e Fazës 2 dhe posaçërisht për psenë e rrezikut më të madh të restoranteve e të bareve, që ende nuk janë hapur askund!
? SJELLJA INDIVIDUALE MBETET GARANTI NUMËR 1 I FAZËS 2”
Kreu i qeverisë ka deklaruar gjithmonë se baret dhe restorantet do të jenë të fundit që do të hapen.