16.9 C
Tetovo
E diel, 16 Mars, 2025
BallinaLajmeVIDEO/ Edi Rama ndan pamjet nga Tuneli i Murrizit: Na e mori...

VIDEO/ Edi Rama ndan pamjet nga Tuneli i Murrizit: Na e mori shpirtin derisa e lidhëm krejt si duhej Rrugën e Arbrit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamjet nga Tuneli i Murrrizit.

“MIRËMËNGJES dhe me zërin e qytetarëve, jo vetëm të Dibrës, për Tunelin e Murrizit që na e mori shpirtin derisa e lidhëm krejt si duhej Rrugën e Arbrit, ju uroj të diel të paqtë”, shkruan Rama ndërsa ka ndarë edhe komentet e vendasve.

Me hapjen e Tunelit të Murrizit do të shkurtohet në vetëm 2 orë udhëtimi nga Tirana në Dibër dhe anasjelltas, si dhe pritet të nxisë dhe rritjen ekonomike të zonës dhe të sektorit turistik.

Në total, Rruga e Arbrit ka një gjatësi prej 74 kilometra dhe lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments