1.7 C
Tetovo
E mërkurë, 12 Shkurt, 2025
BallinaLajme(VIDEO) Qeveria e shkarkoi kryeprokurorin, Kuvendi e ka fjalën e fundit

(VIDEO) Qeveria e shkarkoi kryeprokurorin, Kuvendi e ka fjalën e fundit

Në vazhdën e “ndryshimeve në gjyqsor dhe prokurori”, pushteti paralajmëroi edhe shkarkimin e shefit të Prokurorisë Publike Lupço Kocevskin. Qeveria në seancën e fundit ka sjellë vendim për të nisur procedurë për shkarkimin e tij dhe do të emëroj prokuror të ri. Për shkarkimin e Kocevskit, Qeveria e ka angazhuar Ministrinë e Drejtësisë.

Zëvendës kryeministri, Izet mexhiti tha se vendimi i Qeverisë për shkarkimin e Kocevskit ka ardhur pas shkeljeve të njëpasnjëshme.

Izet Mexhiti, zv/kryeministër

“Në parim është në frymën e faktorit ndërkombëtar dhe partnerët strategjik, duke synuar ndërhyrjen aty ku ka shkelje. Elementi i dytë është, besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor është në nivelin më të ulët që nga vitet ’90 dhe pothuajse nuk ekziston më. E treta, kryeprokurori Kocevski ka vazhduar me shkelje ligjore të njëpasnjëshme, duke krijuar një situatë që e bënte të pashmangshme kërkesën për shkarkimin e tij”.

Ndërsa nga VMRO thotë se prokruroi Kocevski me muaj i ka mbrojtur funkasionarët e LSDM-së.

Brane Petrushevski, deputet i VMRO-së

“Qytetarët me të drejtë janë të zhgënjyer nga prokuroria dhe gjyqsori. Lupço Kocevski, si shef I Prokurorisë Publike ka mbrojtur plotësisht funksionarët e LSD-së dhe të afërmit e tyre. Se Prokuroria nuk punon siç janë pritshmëritë flet edhe raporti i fundit nga Transparency, në të cilin 4 pika kanë të bëjnë me gjendjen e prokurorisë dhe gjyqsorit”.

Sa i përket emrit të ri të kryeprokurorit, zëvendës kryeministri Mexhiti theksoi se duhet të jetë një profesionist që do të kontribuojë në rikthimin e besimit të qytetarëve në sundimin e ligjit.

/SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments