8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajme(VIDEO) Policia arrestoi 26 persona për kontrabandë me drogë dhe armë

(VIDEO) Policia arrestoi 26 persona për kontrabandë me drogë dhe armë

Departamenti i Policisë Kriminale, Sektori për Trafikimin e Paligjshëm të Drogave, Armëve dhe Lëndëve të Rrezikshme – Njësia për Trafikimin e Paligjshëm të Drogave në territorin e shtetit, ka zhvilluar aktivitete të koordinuara për zbulimin e autorëve të krimeve  të paligjshme në lidhje me tregtinë e paligjshme të drogës dhe armëve, gjatë së cilës u është hequr liria 26 personave, njoftojnë nga MPB.  Zëdhënësja e MPB-së, Suzana Pranjiq Talevska tha se në këtë aksion janë kontrolluar 46 shtëpi në 29 komuna dhe në qytetin e Shkupit.

SUZANA PRANJIQ TALEVSKA, ZËDHËNËSE E MPB-SË

“Në aktivitet janë përfshirë 53 persona për të cilët ekzistonte dyshimi se janë të përfshirë në kontrabandë droge dhe armësh, si dhe kontrollimet janë kryer në 46 shtëpi dhe hapësira tjera ndihmuese, shtatë banesa, pesë automjete të udhëtarëve dhe dy objekte afariste në 29 komuna dhe qytetin e Shkupit”.

Talevska njoftoi se gjatë kontrolleve në Belçishtë të Ohrit është gjetur një laborator i vogël i improvizuar për prodhimin e marihuanës dhe gjithashtu gjatë aktiviteteve janë gjetur dhe konfiskuar: marihuanë, armë dhe sende të tjera.

SUZANA PRANJIQ TALEVSKA, ZËDHËNËSE E MPB-SË

“Janë gjetur tableta, shiringa me lëndë të lëngshme , disa dërrmues, peshore dhe mulli, katër armë gjuetie, tre karabina gjuetie dhe një armë me ajër, një pistoletë, një pistoletë me gaz , plumba dhe një sasi e madhe e parave në valuta . Vetëm gjatë kontrollit në Kavadar janë gjetur 178 mijë denarë, me prejardhje nga shitja e drogës”.

Zëdhënësja sqaroi se sipas procedurës urgjente është parashtruar kallëzim penal, ndërsa gjyqtari në procedurë të mëparshme i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.  Gjatë ditës do të bëhet kallëzim penal kundër një personi tjetër ndërsa sipas procedurës së rregullt do të ngrihen 17 kallëzime penale kundër 17 autorëve të veprat “prodhim të paautorizuar dhe vendosje në treg të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

/SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments