6.1 C
Tetovo
E shtunë, 12 Prill, 2025
BallinaLajme(VIDEO) Për 3 vite nuk është kryer mbikëqyrje në burgjet e vendit

(VIDEO) Për 3 vite nuk është kryer mbikëqyrje në burgjet e vendit

Lëshime serioze dhe dështime sistematike në funksionimin e institucioneve korrektuese ka zbuluar enti shtetëror i revizionit në raportin e fundit për gjendjen e sistemit të burgjeve në vend. Sipas tyre është veçanarisht shqetësues fakti se në periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2024 nuk është kryer mbikëqyrje e rregullt e të gjitha institucioneve nga Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve. Ata theksojnë se në burgje nuk ka mjaftueshëm pjestarë të policisë së burgjeve, gjë që kërcënon drejtpërdrejt sigurinë dhe rrit presionin mbi sistemin përmes shpenzimeve të mëdha për punë jashtë orarit.

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT

“Nuk janë ndërmarrë masa dhe aktivitete të mjaftueshme për përmirësimin e kushteve materiale dhe kapaciteteve akomoduese, ndërsa mbipopullimi ndikon negativisht në kushtet e akomodimit dhe respektimit të personave dhe dinjitetit të personave të privuar nga liria”.

Nga enti shtetëror i revizionit konstatuan se objekteve u mungojnë pajisjet e mjaftueshme të sigurisë dhe se nuk kanë sistem të unifikuar për mbikëqyrje vizuale-elektronike dhe sistemet ekzistuese të pamjeve video nuk mirëmbahen rregullisht. Gjithashtum thonë ata se në rrezik është edhe shëndetësia e të burgosurve.

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT

“Kërcënohet seriozisht edhe shëndetësia. Sipas konstatimeve të auditorëve, nuk ka personel të mjaftueshëm mjekësor, dhe për shkak të të dhënave të vjetruara për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, shumë të dënuarve iu mohohet e drejta për kujdes shëndetësor”.

Një tjetër problem serioz, sipas auditorëve, është se sistemi i trajtimit dhe risocializimit të të dënuarve nuk funksionon. Ata thonë se institucionet nuk kanë një numër të mjaftueshëm edukatorësh dhe instruktorësh, nuk zbatohet asnjë proces edukativ për të dënuarit dhe fëmijët në institucionet korrektuese dhe vetëm 8% e të dënuarve janë të angazhuar në punë jashtë institucioneve, pa kontroll të plotë mbi angazhimin e tyre. “Zyrat e provave nuk janë themeluar plotësisht, ka mungesë të oficerëve të provave dhe nuk po vendosen mjaftueshëm vetë masat e provës, gjë që ndikon në mos arritjen e qëllimit themelor  pra uljen e numrit të të burgosurve”, thuhet në raportin e entit shtetëror të revizionit.tv shenja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments