12.3 C
Tetovo
E shtunë, 19 Tetor, 2024
BallinaLajme(Video) “Pas zjarrit në spitalin modular në Tetovë, Filipçe nuk duhej të...

(Video) “Pas zjarrit në spitalin modular në Tetovë, Filipçe nuk duhej të dilte më kurrë në publik dhe të mos ishte kryetar i opozitës”, thotë deputeti i VMRO-së Lefkov.

Pas zjarrit në spitalin modular në Tetovë, Filipçe nuk duhej të dilte më kurrë në publik dhe të mos ishte kryetar i opozitës. Venko Filipçes nuk i intereson askush, vetëm karriera e tij. Filipçe po të kishte pak guxim moral, nuk do të kthehej më në politikë”, tha Mile Lefkov, anëtar i KI të VMRO-DPMNE-së dhe deputet.“Pas zjarrit në spitalin modular në Tetovë, Filipçe nuk duhej të dilte më kurrë në publik dhe të mos ishte kryetar i opozitës. Venko Filipçes nuk i intereson askush, vetëm karriera e tij. Filipçe po të kishte pak guxim moral, nuk do të kthehej më në politikë”, tha Mile Lefkov, anëtar i KI të VMRO-DPMNE-së dhe deputet.

“Filipçe dhe Zaev kanë vepruar pas zjarrit në spitalin modular në të cilin janë djegur 14 persona, po veprojnë tani. Filipçe nuk ka faqe, kur nuk i vinte turp të mbetej ministër pas zjarrit në spitalin modular, nuk ka turp dhe përgjegjësi për asgjë.

Venko Filipçe është shembulli i një politikani, fjalët e të cilit nuk zgjasin një orë.

Gjithçka që bën Filipçe është që të shpëtojë karrierën e tij dhe të mos përgjigjet.

Ai merr postin e kryetarit të SDS-së që të mund të largojë presionet politike, kur do të thirret në përgjegjësi për të gjitha krimet.

Populli kujton dhe institucionet do të fillojnë të punojnë. Përgjegjësi duhet të ketë”, tha Mile Lefkov, nga Komiteti Ekzekutiv në VMRO-DPMNE-së dhe deputet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments