Një stuhi e tmerrshme goditi Beogradin mëngjesin e sotëm dhe shkaktoi probleme në të gjithë qytetin. Siç raportojnë mediat serbe, nëpër rrugë rrjedhin lumenj.
Se sa e fortë ka qenë stuhia e dëshmojnë më së miri videot e ekipeve reportere, por edhe videot e qytetarëve që janë publikuar në rrjetet sociale. Skenat ishin apokaliptike dhe përrenjtë çuan gjithçka përpara tyre.
Shumë qytetarë të Beogradit nuk e mbajnë mend një stuhi të tillë. Fatmirësisht nga stuhia nuk ka pasur viktima.
Trafiku është bllokuar në pjesën më të madhe të qytetit.
- Zjarrfikësit nga mbrëmë deri në mëngjes kanë pasur 28 intervenime në territorin e Beogradit, njoftoi sot shefi i Administratës për Njësitë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Millosh Milenkoviq.