18.7 C
Tetovo
E diel, 29 Shtator, 2024
BallinaLajme(VIDEO) Nisi “Java Çame, Shkupi zbukurohet me banderola “I love Çamëria”

(VIDEO) Nisi “Java Çame, Shkupi zbukurohet me banderola “I love Çamëria”

Nën organizimin e shoqatës joqeveritare “Vizion-M”, sot ka filluar “Java Çame”-Shkup 2024. Këtë të premte është bërë zbukurimi i venbanimeve shqiptare në Shkup me llogon “I LOVE ÇAMËRIA”. Këto pamje flasin më mirë..

Ky program do të zgjatë 7 ditë, ndërsa në kuadër të kësaj jave do të organizohen  një sërë aktivitetesh. Në program parashihet edhe një organizim i një turneut të futbollit dhe basketbollit të dielën dhe të hënën, pastaj për të vazhduar të martën me promovimin e librit i titulluar “Gjenocidi Çam” nga autorja Berna Turkdogan, ndërsa të mërkurën do të ketë ekspozitë arti dhe vallëzime folklorike me motive çame dhe të ejtën ku është edhe dita e fundit, janë paraparë dy organizime, njëra është e  një marshi të organizuar  me motoçiklistë nga Tetova në Shkup dhe pastaj në orën 14 do të takohen para ambasadës greke në Shkup.

Kordinatori i këtij organizimi, Bujar Çaili, për Televizionin Shenja, tha se programi këtë vit do të jetë më i begatë dhe se se presin interersim tejët të lartë nga të gjithë qytetarët e vendit dhe më gjërë. Ky është viti i katërt rradhazi që organizohet “Java Çame”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments