Paratë e zhvatura, kanë përfunduar në shtëpinë e prindërve të Bokit 13. Kështu vlerëson prokurorja e lëndës “Aleanca Ndërkombëtare” ose “Zhvatja 2”, Villma Ruskovka, e cila edhe përkundër kërkesës së palës së akuzuar për përjashtimin e saj nga kjo lëndë, vazhdon të mbetet përfaqësuese ligjore e prokurorisë për këtë rast.
Villma Ruskovsksa, prokurore
“Kemi mjaftë prova materiale që kanë dalur kryesisht nga ekspertiza e telefonit të tani të akuzuarit Bojan Jovanovskit. Sa i përket parave që janë tërhequr nga ana e Liljana Todorovskas dhe janë marrë menjëherë nga e akuzuara Kristina Bllazhevska, kemi lokacione të sakta nga ekspertiza e telefonit se kanë përfunduar në shtëpië e prindërve të tij, kemi edhe fotografi edhe lokacion”.
Brenda në gjykatë, në fjalët e saj hyrëse duke sqaruar aktakuzën, ajo shtoi se Prokuroria do të vërtetoj që këta të akuzuar me vetëdije i kanë kryer veprat për të cilat akuzohen.
Villma Ruskovsksa, prokurore
“Të formosh organizatë humanitare dhe të gënjesh se pas saj qëndron organizatë humanitare evropiane është vepër e një mendje devijante. Të gjithë të akuzuarit që janë në sallë kanë pasur rolin e tyre në mashtrim. Të mashtruarve u është premtuar se do të sigurohet tokë shtetërore për ndërtim të objekteve, ndërsa Frosina Remenski duke përdorur pozitën dhe autoritetin e saj, me dhënie të këshillave dhe udhëzimeve e ka këshilluar Jovanovskin në takimet me të dëmtuarit”.
Sipas Ruskovskas, i dëmtuari Siljan Micevski ka paguar 719.905 euro, para të cilat i janë dhënë Bojan Jovanovskit, ndërsa i dëmtuari Ardijan Amzoski ka paguar 233.821 euro dhe poashtu paratë i janë dhënë Bokit 13. Fjalët hyrëse i thanë edhe të akuzuairt dhe avokatët e tyre.
Bojan Jovanovski i cili është përsëri është i akuzuar i parë në rastin “Zhvatja” 2, në pyetjen e gjykatëses nëse e ka të qartë se çfarë akuza i rëndojnë dhe se a ndjehet fajtor, ai u shpreh se nuk ndjen aspak faj.
Boki 13
“Gjithë këto banalitete i kuptoj, por nuk ndjej faj për asgjë”.
Pa pikë faji ndjehet edhe babi i tij Mile Jovanovski. Ai madje tha se as që e ka lexuar aktakuzën.
Mile Jovanovski, babai i Bokit 13
“Nuk e di se për çfarë akuzohem, nuk ndjej përgjegjësi se çfarë shkruan prokuroria. Nuk e kam lexuar akuzën. Nuk di të lexoj. Ju në 63 vjetët e mia doni të më bëni kriminel. Unë nuk ndjehem fajtor”.
Edhe ish nënkryetarja e LSDM-së dhe ish deputete në Kuvend Frosina Remenski, u shpreh se nuk ndjen faj, ndërsa kështu u deklaruan edhe dy të akuzuarat e tjera.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit i kanë mashtruar biznesmenët Siljan Miceski dhe Ardijan Amzoski se do të marrin pjesë në projekt përmes “Aleancës Ndërkombëtare” të Bokit 13 dhe i kanë dëmtuar ata me më shumë se 1 milion euro.
Të akuzuar në këtë rast janë Bojan Jovanovski, Mile Jovanovski, Frosina Remenski, Kristina Bllazheva, Jansa Ercegoviq dhe subjekti juridik “Aleanca Ndërkombëtare”.