0.4 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVIDEO/ NDARJA E SHQIPËRISË NGA RMV, ZIADIN SELA: VENDIM I VONUAR! ...

VIDEO/ NDARJA E SHQIPËRISË NGA RMV, ZIADIN SELA: VENDIM I VONUAR! …

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ditën e sotme ka udhëtuar drejt Shqipërisë ku i ka dhënë lamtumirën e fundit ish-presidentit Bujar Nishani, i cili humbi jetën 5 ditë më parë në një spital në Gjermani.

Në një prononcim për news33.tv, Sela e përshkroi Nishanin si një president me kuptimin e plotë të fjalës dhe një njeri që ka bërë shumë për shqiptarët.

Ai gjithashtu kujtoi dhe marrëdhënien e shkëlqyer që ka pasur me të gjatë kohës që Nishani mbante postin e presidentin por edhe pasi la detyrën.

“President me kuptimin e plotë të fjalës, një njeri i matur. Një njeri që i ka dhënë shumë shqiptarëve. Kemi patur një komunikim të shkëlqyer  në të kaluarën edhe kur ishte president edh pas kësaj periudhe. Një njeri i qëlluar që udhëhoqi presidencëen plot dinjitet”, tha Sela.

Gjithashtu i pyetur dhe në lidhje me deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se nëse deri në fund të muajit qershor Bullgaria nuk heq veton kundrejt Maqedonisë së Veriut, Shqipëria do të ndahet për të vazhduar e vetme me procedurat për në BE, Sela u shpreh se ky është një vendim i drejtë i kryeministrit të Shqipërisë pasi ai ka përgjegjësi ndaj popullit te tij.

“Kryeministri i Shqipërisë ka obligime ndaj popullit shqiptar. Si e tillë kjo deklaratë e Ramës është për tu përshëndetur, është e vonuar. Unë nuk kam parë arsye pse mos ndahet deri tani nga Maqedonia drejt BE dhe prandaj mendoj se është një deklaratë e qëlluar dhe një hap i qëlluar politik që duhet të ndërmarrë kryeministri i Shqiperisë. Nëse kthehemi në të kaluarën do të shohim që Maqedonia nuk ka qenë aq bujare me Shqipërinë . Para disa vitesh kërkonin me ngulm që të ndaheshin nga Shqipëria në një kohë kur Shqipëria pati një veto nga ana e Holandës. Prandaj Rama ka përgjegjësi para popullit shqiptar dhe si e tillë Shqipëria duhet bërë sa më parë pjesë e BE”, tha Sela.

Ballkani ka tre kryeministra shqiptarë, ndërkohë që në fund të mandatit të qeverisë maqedonase do të bëhen 4, a mendoni se është një ogur i mir për shqiptarët?

“Oguri i mirë për shqiptarët do të ishte në momentin që shqiptarët do të jetonin të barabartë dhe me dinjitet në momentin që ti jepnin fund diskriminimit. Numrat e kryeministrave nuk do të thuan asgjë për sa kohë që të drejtat i gëzojnë shqiptarët në Maqedoni dhe Mal të zi lenë shumë për të dëshiruar. Nuk zgjidhen hallet e shqiptarëve nëse një shqiptar është bërë kryeministër. Përkundrazi, kjo ka mundësi që të krijojë një mjegullnajë edhe në faktorin ndërkombetar në momentin që hapen tema që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, atëhere me të drejtë kjo do të përkthehej nga ndërkombetarët. Nuk na duhen mbulesa, nuk na duhen forma pa esencë, por na duhet esencë, dhe kjo nënkupton barabartësi e të drejtave të shqiptarëve. Per sa kohë që të drejtat nuk respektohen dhe shqiptarët jashtë Shqipërisë kanë problem me të drejtat elementare numrat e kryeministrave nuk kanë rëndësi”, tha Sela për news33.tv

Sa i përket investimeve dhe premtimeve të bëra në kohë fushate nga qeveria për qytetarët, Sela tha se qeveria nuk po bën mjaftueshëm dhe shqiptarët ndonëse janë 1/3 e popullsisë nuk trajtohen të barabartë.

“Larg asaj që po bëhet mjaftueshëm. Shqiptarët edhe me regjistrimin e fundit ashtu të manipuluar treguan që janë 1 e 3 e popullsisë dhe kanë të drejtë të trajtohen të barabartë me maqedonasit atje. Maqedonai është një shtet multietnik por organizimi është hsumë larg RMV duhet të realizohen me premisat e një shteti . Gjuhën që ne flasim atje, nuk e quajnë gjuhë shqipe. Ka një definicon të ccuditshëm madje dhe ofendues. Prndaj nëse i shohim edhe investimet në zonat që janë me shqiptarë dhe në këtë segment le shumë për të dëshiruar. Shqiptarët në RMV u merren tatimet dhe nuk u kthehen në formë investime”, tha Sela./news33.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments