Ky është momenti tronditës kur deputetët e parlamentit iranian shpërthejnë në brohoritje “vdekje amerikës” pas sulmit raketor të së martës.
Tensioni në Lindjen e Mesme po intensifikohet me ritme të shpejta, me Iranin që dërgoi rreth 200 raketa drejt Izraelit mbërmjen e të martës, pak ditë pas vrasjes së udhëheqësit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah gjatë një sulmi ajror të ushtrisë izraelite në Bejrut.
Ndërkaq, një video është publikuar së fundi nga disa media ndërkombëtare, e cila tregon deputetët iranianë teksa brohorasin kundër SHBA brenda sallës së parlamentit mëngjesin pas sulmit raketor kundër Izraelit.
Marrëdhëniet mes Iranit dhe SHBA kanë qenë të tensionuara prej disa vitesh, ndërsa dy vendet i kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike prej vitit 1979, pas një incidenti ku 57 diplomatë dhe qytetarë amerikanë u mbajtën peng për 444 ditë nga një grup studentësh iranianë brenda ambasadës amerikane.