4.3 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajme(VIDEO) MINISTRI I FINANCAVE FATMIR BESIMI PARALAJMËRON RRITJEN E BORXHIT PUBLIK

(VIDEO) MINISTRI I FINANCAVE FATMIR BESIMI PARALAJMËRON RRITJEN E BORXHIT PUBLIK

Për një afat të shkurt, mund të ketë rritje të borxhit publik. Kjo del nga deklarata e ministrit të Financave Fatmir Besimit, të dhënë për Radio Evropën e Lirë. Këtë ai e arsyeton me faktin që siç thotë kanë bërë investime serioze në projekte, të cilat do të sjellin rritje dhe zhvillim, edhe në aspekt të konkurencës. Ndërkaq, shtoi se edhe duhet pasur parasysh se nuk ka rritje ekonomike, ndërsa ka nevojë për shpenzime që të mbështeten qytetarët dhe ekonomia.

Poashtu thotë se edhe vendet e rajonit janë diku afër me pozicion të borxhit publik, duke marrë si shembull Kroacinë dhe Slloveninë, të cilat siç tha kanë përafërsisht 67 dhe 71% borxh nga BPV, ndërsa vendi ynë ka 6, 5 miljardë euro, ose 60% të Bruto Prodhimit Vendor.

Fatmir Besimi, ministër i Financave

“Në periudhën e krizës, në periudhën kur nuk kishte rritje të BPV-së,  nuk ke income, nuk ke të ardhura, ke projekte serioze të nevojshme për shpenzime, mes të cilave edhe shpenzime në buxhet për tu mbuluar ajo që edhe tek sektori privat edhe tek qytetarët mungon, atëherë zgjidhja më e thjeshtë është që për një periudhë të shkurtë te ketë huazim dhe ristrukturim të borxhit, me qëllim që në afat të mesëm dhe të gjatë të mos kemi mbingarkesa”.

I pyetur se sa para i ka marrë shtetit kriza e shkaktuar nga koronavirusi, ministri u përgjigj se kjo do të bëhet e qartë pas pakos së katërt të masave ekonomike.

Fatmir Besimi, ministër i Financave

“Kjo situatë imponoi një ribalanc të buxhetit, ndërsa numri konkret do të dalë nga pakot e masave. Pavarësisht asaj diçka tashmë kemi bërë, erdhëm deri në përqindje të caktuara për shkurtim, gjegjësisht rialokim të mjeteve nga buxheti ekzistues dhe pjesa e dytë, pavarsisht se sa do të jetë i gjithë paketi, me të cilin tashmë jemi nga fundi, do të shkohet në rritjen eventuale të deficit ose huamarrjes, me qëllim që të mbulohet paketi i ri i masave”.

Sa i përket pritjeve për rritje këtë vit, Besimi tha se projektimi deri më tani mbetet në -3,4 për qind sipas realizimit të deritanishëm të buxhetit. Megjithatë thekson se ka edhe variacione të skenarëve deri në fund të vitit, sipas asaj se a do të ketë valë të re të krizës Kovid.

/SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments