22.1 C
Tetovo
E mërkurë, 25 Shtator, 2024
BallinaLajme(VIDEO) Mexhiti: Kjo Qeveri dëshmon kapacitet për vlerat dhe frymën e Marrëveshjes...

(VIDEO) Mexhiti: Kjo Qeveri dëshmon kapacitet për vlerat dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit

Kryeministri Hristijan Mickoski në seancën e sotme të Qeverisë me rastin e 23 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, deklaroi se marrëdhëniet ndëretnike janë shtylla kurrizore e shoqërisë sonë. Ai shtoi se ato nuk janë vetëm detyrime ligjore apo marrëveshje politike, por një proces i gjallë që kërkon angazhimin tonë. “Duhet të jetë reale dhe hapur të themi se nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë në atë kohë nuk e ka lumturuar dhe kënaqur asnjë palë, por duhet pranuar se ishte Marrëveshja Kornizë ajo që solli paqen në vend” theksoi Mickoski.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Ajo që jemi të ndryshëm në bazë etnike dhe fetare nuk na bënë të ndryshon në prioritete dhe nevoja. Kemi probleme të përbashkëta, dhe së bashku duhet t’i zgjidhim ato probleme. Problemet etnike po keqpërdoren dhe po ndërtohen karriera në atë emër. Për parti politike të caktuara Marrëveshja Ohrit është më e mirë kur ata janë në pushtet, ndërsa kur janë në opozitë menjëherë kritikojnë duke harruar se sa i shtrenjtë është çmimi i asaj marrëveshje”.

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti në fjalimin e tij tha se kjo qeveri ka dëshmuar se ka kapacitet dhe besim edhe për shumë marrëveshje tjera të cilat synojnë mirëqenien e përgjithshme shtetërore. Ai falënderoi kryeministrin dhe qeverinë e re pasi siç tha ai do të ndajë 1 miliard euro për komunat, për decentralizimin, e cila është shtyllë e Marrëvershjes së Ohrit dhe do të zgjidh shumë probleme esenciale në komunat dhe vendbanimet tona.

IZET MEXHITI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Në dallim me të kaluarën kur u harua kjo shtyllë e marrëveshjes së Ohrit, u devalvua marrëveshja e Ohrit me koncerte dhe dukuri të tjera, kjo qeveri dëshmon kapacitet për vlerat dhe frymën e marrëveshjes së Ohrit dhe duhet ta përmbyllim me një fillim të mbarë jo vetëm në frymën e marrëveshjes së Ohrit por me një qeverisje e cila parimet i ka te shteti ligjor, kthimin e shtetit ligjor, luftë pa kompromis ndaj korrupsionit dhe theksi do të jetë tek zhvilimi ekonomik, standardi i qytetarit dhe poashtu një ndër shtyllat e kësaj qeverie dhe e marrëveshjes së Ohrit është decentalizimi që është vlerë eurpoiane ku pretendojmë të jemi pjesë e asaj”

Mickoski tha se kjo qeveri ka mundësinë të tregojë se jemi të gatshëm t’i përgjigjemi sfidës dhe e gjithë dhimbja e grumbulluar në mesin e qytetarëve të maqedonisë do të zhduket pas sakrificës dhe punës sonë. “Ky është atdheu dhe shtëpia jonë e përbashkët që duhet ta ndërtojmë së bashku”, potencoi ai.tvshenja

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments