10.4 C
Tetovo
E premte, 30 Maj, 2025
BallinaLajme(VIDEO) Mexhiti: Do të ketë “lëvizje tektonike” në kampin opozitar

(VIDEO) Mexhiti: Do të ketë “lëvizje tektonike” në kampin opozitar

“Lëvizje tektonike”, i ka cilësuar zhvillimet që pritet të ndodhin në kampin opozitar zv.kryeministri Izet Mexhiti. Ai ka paralajmëruar përsëri se deputetë të Frontit Europian do t’i bashkohen koalicionit VLEN dhe shumicës qeveritare.

MARKETING

Mexhiti ka thënë se shumica është stabile dhe me lëvizjet që pritet të ndodhin kjo Qeveri do të ketë numrat e sigurt edhe për shumicë të Badinterit.

IZET MEXHITI – ZV.KRYEMINISTËR

 “Lëvizjet i shihni, janë tektonike hesapet e shpisë nuk kanë dalur në treg. Mendoj se Qeveria ka shumicë stabile, shumica po forcohet, po fuqizohet sepse edhe i duhet për realizimin e projekteve të këtilla që janë në interes të qytetarëve”

Tha se hisja që VLEN e ka pasur mbetet e paprekshme dhe se për pozitat e mbetura bosh pritet të vendosë ASH-ja me në krye Arben Fetain po edhe deputetët tjerë që pritet t’i bashkohen shumicës. Shtoi se javën që vjen do të ketë rikonstruim të Qeverisë.

IZET MEXHITI – ZV.KRYEMINISTËR

Po riformatohet shumica, mendoj se do të ketë edhe badenter të vogël edhe të madh, ajo që është me rëndësi është se do të ketë propozim ligje që janë në interest ë qytetarëve që besoj se do ti votojnë të gjithë. Sa I përket pozitave që i ka pasur VLEN mbeten brenda VLEN  , normal që tash për këto pozicione fjalën kryesore e ka ASH-ja me në krye Arben Fetain, së bashku me deputetët tjerë që kanë kaluar nga Fronti Europian në shumicëne  re, edhe me ato bisedohet dhe besoj që javën e ardhëshme, nga e hëna e tutje do të kemi riformatim të Qeverisë dhe plotësim të vendeve vakante.

Pavarësisht largimit të një pjese të ASH-së nga Qeveria, Arben Fetai që vendosi të mbetet me VLEN do të mbetet zv.kryeministër për Qeverisje të mirë, ndërsa vendin e lënë bosh pas largimit të Arben Taravarit pritet ta zë, Azir Aliu, ky i fundit ka pasur pozitën e Ministrit të Administratës në periudhën kur ASH-ja ishte në Qeveri me BDI-në dhe LSDM-në.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments