Kryetari i PDSH-së,Menduh Thaçi, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me raportet politike mes liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Sipas Thaçit, problemi i Mickoskit nuk është me Ali Ahmetin si individ, por me shqiptarët në përgjithësi. Ai theksoi se kjo është arsyeja pse Mickoski shpesh herë ka tensione politike dhe retorikë të ashpër në raport me komunitetin shqiptar.