Vetoja bullgare do të shkaktojë dëme të mëdha në të dy vendet dhe do të mobilizojë forcat pro-serbe në vendin tonë, tha në një intervistë me agjensinë bullgare të lajmeve Bgnes Ljubco Georgievski, president i Partisë VMRO-Popullore e cila është pjesë e koalicionit qeverisës me LSDM.
Ish kryeministri dhe presidenti i parë i VMRO-DPMNE ishte në Sofje ku u takua me Ministren e Jashtme Bullgare Ekaterina Zaharieva, e cila postoi një foto të takimit në Facebook, duke komentuar se “ata patën një takim të frytshëm”.