4.1 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVideo/Kryetari i Bogovinës rithekson se pengesat për ujësjellësin kanë prapavijë politike

Video/Kryetari i Bogovinës rithekson se pengesat për ujësjellësin kanë prapavijë politike

Vazhdojnë të mbeten të stopuara punimet në ujësjellësin e fshatit Siniçan të Komunës së Bogovinës. Dje prokurorja Lejla Kadriu dha urdhër që të tërhiqet policia e cila pengonte makinerinë të vazhdojë punimet, ndërsa edhe SPB Tetovë njoftoi se kanë marrë vendim për tërheqjen e policëve, por edhe sot ata ishin në vendngjarje dhe mbi fshatin Urviç. Vendin ku kanë filluar punimet për ujësjellësin e fshatit Siniçan, e kanë inspektuar edhe përfaqësues të Inspektoritatit të pushtetit lokal të cilët kanë biseduar me kryetarin e Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili dhe përfaqësues të pushtetit lokal. Xhemaili tha se reagimi i banorëve të Urviçit të cilët kanë denoncuar edhe në polici ka prapavijë politike dhe se projekti që ata kanë filluar nuk i dëmton aspak ata dhe nuk ka lidhje me këtë fshat.

Albon Xhemaili, kryetar i Komunës së Bogovinës: “Ai skenar aq i turpshëm që ndodhi dje, po ja ishit prezent edhe ju, e patë edhe vet. Sot kanë ardhur edhe inspektorët e pushtetit lokal, vizitojnë, gjë normale bëjnë inspektimin e vet, punën e vet bëjnë në terren, u takuan me mua, u takuan edhe me përfaqësues të bashkësisë lokale. Tani unë si kryetar komune dhe inspektorët do të shkojmë të takojmë qytetarët e të vendbanimit Urviç. Vetëm unë diçka ju siguroj, se burimi prej të cilit merret ujë për pije për vendbanimin Siniçam nuk ka asnjë lidhje fare me vendbanimin Urviç. Këtë e them me shumë përgjegjësi. Ai ujë i cili del nga ai burim, shkon në lumin e Bogovinës, nga lumi i Bogovinës në kanal dhe përfundon në Mavrovë”.

Inspektori: “Erdhëm në vendngjarje q ëtë shohim gjendjen reale dhe problemet me të cilët ballafaqohen këto qytetarë dhe arsyet pse nuk lejohet vazhdimi i punimeve për sigurimin e ujit për pije për qytetarët e fshatit Siniçam. Sipas informatave të cilat i morrëm nga përfaqësuesit e Komunës dhe përfaqësuesit e Bahskësisë Lokale të fshatit Siniçan afër 5 mijë banorë dikund. Përpos asaj se ka vendim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për mosshfrytëzimin e gypit të vjetër të ujit për pije pasi është konstatuar baktere, u takuam me përfaqësuesit e Bashkësisë Lokale, tash në vazhdimësi bashkë me kryetarin e Komunës do të shkojmë t’i takojmë edhe përfaqësuesit e Bashkësisë Lokale të fshatit Urviç, të shohim edhe asreyt, a është kërkesë e tyre për pengimin e punimeve, apo ka edhe diçka tjetër të cilën ne ende nuk e dimë për momentin”.

Më pas, Xhemaili vizitoi edhe banorët e Urviçit të cilët protestonin rreth 2 kilometra më poshtë, por ata e pritën me reagime të ashpra. Kreu i Komunës dhe inspektori i pushtetit lokal ftuan që edhe banorët e Urviçit të caktojnë një grup për të biseduar në hapësirat e Komunës.

Albon Xhemaili, kryetar i Komunës së Bogovinës: “U them me plot bindje se këta njerëz të cilët kanë dalë këtu, nuk kanë dalë për mungesë të ujit pë rpije, por këta kanë tepricë të ujit për pije. Vendbanimi Urviç ka katë burime dhe burimi i cili është larg ku ne mendojmë që të bëjmë një zgjidhje të përkohshme për të çuar ujin ne vendbanimin Siniçan, nuk ka as një lidhje me vendbanimin e këtyre. Ai ujë thjeshtë buron në lumin e Bogovinës, nga lumi i Bogovinës kalon në Mavrovë. Dmth ky është një skenar shumë bukur i vetëdijshëm, isha i përgatitur që mbrëmë që struktura të caktuara do të luajnë edhe këtë skenar, por hallall u qoftë e bëjnë edhe atë lojën e vetë, skam çka të them më tepër. Në do të qëndrojmë deri sa të sjellim ujin poshtë në vendbanim sepse unë si kryetar komune jam i obliguar me ligj t’i furnizoj gjithë qytetarët me ujë për pije. Mua më vjen shumë keq që këto njerëz janë aq shumë të politizuar dhe nuk kanë të bëjnë me mungesë të ujit….nuk e di, kjo ka një prapavijë komplet politike”.

Pas këtij takimi, Xhemaili u rikthye në vendin e punimeve. Aty u janë bashkuar edhe shumë bashkëfshatarë të tjerë të komunës së Bogovinës si dhe drejtues të pushtetit lokal.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments