2.8 C
Tetovo
E premte, 28 Nëntor, 2025
BallinaLajme(video koment ).Mos u kallxoni Bilall Kasamit dhe Izet Mexhitit /9 kuzhina...

(video koment ).Mos u kallxoni Bilall Kasamit dhe Izet Mexhitit /9 kuzhina shkollore vetëm në Karposh, 0 në komunat shqiptare: pabarazi e ndërtuar me vite

www.telegrami.mk

Lajmi interaktiv

Komunat shqiptare në Maqedoninë Perendimore,pa marë parasysh se Ministra tëMASH ishin për 20 vite gati nga partitë koalicione me VMRO-herëme LSDM ,asnjë kuzhinë shkollore nuk arritën tëhapin,do e lëmë diskriminimin e MASH,por në Tetovë asnjë kryetar komune nuk e pa të udhës të hapte një ej një ,Bilall Kasami manbdatin e dytë pol e ec dhe kurgjë,mos flasim për Agën Izet Mexhitin mandatin e tretë-katërt nuk iu kujtua të kërkojë baraspeshë me komunat tjera të Qytetit të Shkupit …

Të mos kishte ra rasti që Ekipet inspektuese nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AFV) dje 27.11.2025 kanë kryer kryejnë kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese në kuzhinat e 9 shkollave fillore në Komunën e Karposhit, të cilat drejtohen nga i njëjti operator ushqimor që zotëron edhe dyqanin qendror që ndodhet në shkollën fillore “Dimo Haxhi Dimov” në Shkup dhe nga ku blihen lëndët e para për përgatitjen e ushqimit.- Në shkollat fillore të Karposhit funksionojnë nëntë kuzhina shkollore. Aty fëmijët marrin ushqim të gatuar, të kontrolluar dhe të subvencionuar.
Ndërkohë, në Çair, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Strugë dhe gjithë rajonin perëndimor ku jetojnë shqiptarët — asnjë kuzhinë, zero investime, zero shërbime.

Kjo nuk është rastësi, as “pengesë teknike”.
Kjo është një pabarazi e mirëfilltë shtetërore, e krijuar nga kombinimi i tre faktorëve:

  1. Financim selektiv – komunat maqedonase marrin për vite investime në infrastrukturë shkollore, ndërsa komunat shqiptare lihen me projekte bazike.
  2. Premtime boshe nga qeveritë – “ushqimi shkollor” përmendet në fushata, por zbatohet vetëm aty ku ka presion politik ose ku komuna ka buxhet.
  3. Neglizhencë e liderëve shqiptarë – të përqendruar te emërimet, jo te standardet e fëmijëve.

Ndërsa AFV sot kontrollon kuzhinat e Karposhit pas dyshimeve për probleme higjienike, në shkollat shqiptare s’ka as çfarë të kontrollohet, sepse kuzhina nuk ekziston. Fëmijët shqiptarë e kalojnë ditën me bukën e sjellë nga shtëpia. Pa standarde, pa shërbime, pa minimumin e barazisë.

Rezultati është brutal:
Fëmijët maqedonas hanë ushqim të përgatitur në shkollë.
Fëmijët shqiptarë hanë në bankë, pa asnjë mbështetje nga shteti.

Për një vend që pretendon integrim evropian, kjo është turp. Dhe është një fotografi e qartë se ku zgjedh të investojë shteti — dhe ku zgjedh të mos investojë…www.telegrami.mk

=====================================================

Mesut Shabani Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments