7.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajme(VIDEO) Kastriot Rexhepi: Nuk isha i kidnapuar, u izolova për shkaqe sigurie

(VIDEO) Kastriot Rexhepi: Nuk isha i kidnapuar, u izolova për shkaqe sigurie

Janë joserioze dhe të turpshme gënjeshtrat se dikush më ka kidnapuar, mbajtur me forcë apo më është kërcënuar me materiale kompromituese. Kështu thotë Kastriot Rexhepi në deklaratën e parë për media, pas turbullirave që u shkaktuan të enjten, kur duhej të votohej mosbesimi i Qeverisë. Ai shtoi se gjatë ditës së enjte ka marrë mesazhe kërcënuese, prandaj si  rrjedhojë, ai  thotë se është konsultuar me autoritet përkatëse, të cilët kanë vendosur që t’i ndajnë sigurim personal. I pyetur se nga kush i ka marrë mesazhet kërcënuese, Rexhepi refuzoi të përgjigjet, me arsyetimin se deklaratat e tij do të dëmtonin procesin hetues të organeve të rendit

Kastriot Rexhepi, Lëvizja Besa

“Kur bëhet fjalë për presione dhe kërcënime, unë këtë nuk ua kam komunikuar as më të afërmve, as familjes, të cilëve i kërkoj falje. Gjatë ditës deri sa kam pasur telefonat e mbyllur, kam marrë mesazhe që janë paraqitur në institucione dhe për shkak të vlerësimit të situatës, për këtë kam sigurim, dhe jo me kërkesë timen”.

Ai tha se nuk është njoftuar se është përjashtuar nga partia, por shton se e kupton kryetarin Kasami dhe se nuk është i hidhëruar me të.

Kastriot Rexhepi,deputet i përjashtuar nga Lëvizja Besa

“Nuk jam i informuar për shkak se nuk kam marrë asnjë vendim zyrtar të partisë. Dersia nuk do të marrë vendim zyrtar të partis, jam antar grupit të deputetëve të Lëvizjes Besa, aq më tepër nuk kam informacion as nga shërbimet e Parlamentit që të jem informuar që unë më nuk jam pjesë e grupit të deputetëve të Lëvizjes Besa. Unë e kuptoj kryetarin me veprimin që e ka bërë, me gjithë atë tension dhe atmosferë që ishte dhe presion nga strukturat, aspak nuk hidhërohem, e respektoj edhe më tutje”.

Më 12 nëntor, kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami kishte njoftuar duke marrë parasysh veprimet e fundit të deputetit Kastriot Rexhepi i cili ditë më parë nuk u paraqit në Kuvend, për të mbështetur mocionin e mosbesimit të qeverisë, me çka i njëjti veproi në kundërshtim me vendimin e partisë me ç’rast dëmtoi rëndë edhe prestigjin e partisë,  Rexhepin e përjashtoi nga të gjitha pozicionet partiake dhe të qenurit anëtar i Lëvizjes BESA.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments