-0.9 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajme(VIDEO) JANEVA MBETET NË BURG, GJYKATA NUK E PRANON PRONËN E SAJ...

(VIDEO) JANEVA MBETET NË BURG, GJYKATA NUK E PRANON PRONËN E SAJ SI GARANCI

Gjykata Penale ka refuzuar kërkesën e ish prokurores speciale Katica Janeva, e cila ofroi garancion pronë të patundshme për të dalë nga paraburgimi. Për kërkesën e tillë të Janevës, gjykata shprehi mendim negativ edhe nga Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar e cila e udhëheq hetimin për “Zhavatjen”.

Gjykata Themelore Shkup

“Sot është dorëzuar mendim negativ nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion në lidhje me propozimin. Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të mendimit nga prokuroria përgjegjëse, gjykatës i procedurës paraprake solli vendim me të cilin  propozimin për shfuqizimin e masës së paraburgimit me garancion të caktuar refuzohet si të palejuar, ndërsa propozimin për përcaktimin e masave të përkujdesit cilësohet si e pabazë”

Avokatja e Janevës, Irena Fërçkoska, gjatë kësaj jave ka dorëzuar propozim deri tek Gjykata Penale për shfuqizimin e masës së paraburgimit, për të cilin Janeva si garancion i ofronte dy banesat e djalit dhe vajzës dhe një banesë e një anëtari të familjes së ngushtë.

Mes arsyeve përse mbrojtja e Janevës kërkonte lirim nga paraburgimi dhe zëvendësimin me masë tjetër ishte fakti se Janeva është në gjendje të rëndua psikike.

Sipas Listës Anketuese të Katica Janevës, dy fëmijët e saj, kanë nga një banesë në Shkupi, njëri në vlerë prej 100 mijë ndërsa tjetrit 60 mijë euro.

Katica Janeva është e dyshuar në rastin “Zhvatja” për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve.

Këto javë asaj ju caktuan 30 ditë të reja paraburgim nga Gjykata.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments