Në intervistë për gazetën Slloboden Peçat-Shkup njëra nga pyetjet qëiu bënë Ambasadores së SHBA në SHKUP, zonjës Ageler ishte
Më duhet t’ju pyes, u habitët kur patë emrin e Artan Grubit në listë?
- Jo.
- Dhe supozimi im është se ndoshta askush në këtë vend, në mesin e qytetarëve, në drejtësi… nuk u habit kur pa emrin e tij në listë. Një nga gjërat që është fakt është kur Shtetet e Bashkuara shpallin emërimin e një individi dhe e njëjta gjë është edhe me gjyqtarin Bexhetti, askush nuk thotë o zot, nuk e besoj. Të gjithë e dinë në këtë vend se kush është i korruptuar. Dhe ju dhe unë e dimë, sinqerisht, se kjo është diçka për të cilën ne kemi punuar ngushtë me Uashingtonin për ta zgjidhur. Kanë kaluar shumë e shumë muaj. Kështu që nuk u befasova aspak. Isha shumë e kënaqur. Unë isha gjithashtu shumë e kënaqur që Uashingtoni ishte në gjendje të bënte njoftimin në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, 9 dhjetor. Kështu që nuk u befasova, isha e kënaqur.
linku i lajmit dhe video intervista