Skuadrat e Borecit dhe Shkëndijës luajtën ndeshjen e dytë në gjysmëfinale të kampionatit të volejbollit të Maqedonisë dhe në fund ndeshja u shkoi për nikoqirët me rezultat 3:2.Por fatkeqësisht pas përfundimit të takimit ka ndodhur një incident ku ka pasur një përleshje fizike mes disa prej volejbollistëve dhe publikut.