-0.7 C
Tetovo
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeGjykatësit dhe prokurorët në shënjestër – pas arrestimeve, kryeministri paralajmëron masa më...

Gjykatësit dhe prokurorët në shënjestër – pas arrestimeve, kryeministri paralajmëron masa më të ashpra

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron disa veprime pas festave, por që nuk zbulon se çfarë veprimesh . Vetëm thotë se ka të bëjë me Këshillin Gjyqsor dhe të Prokurorëve. Sipas Mickoskit nuk mjaftojnë vetëm aksionet e policisë dhe duhet ndërmarrë edhe veprime të tjera.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Ne po mendojmë për disa hapa që do të ndërmarrim pas festave sepse edhe krahas paralajmërimeve se kanë kaluar ato sindroma të ankthit, diares, ngërçeve dhe temperaturës. Ende shoh se ato procese zgjasin tek disa gjykatës dhe prokurorë kështu që qytetarët duhet ta fitojnë drejtësinë. Nuk mjaftojnë vetëm aksionet e policisë edhe pse ato kanë qenë aksione historike sepse punët nuk po shkojnë në atë drejtim që ne presim, gjegjësisht që qytetarët po presin”.

Ndërsa në pyetjen nëse ish kryeministri që është arratisur Artan Grubi fiton azil në një shtet tjetër, Mickoski u përgjigj se nuk e beson një gjë të tillë pasi siç tha në raportin e DASH-it theksohej qartë se ekzistojnë dyshime të bazuara për krim dhe korrupsion.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Në këtë rast nuk bëhet fjalë për shkaqe politike, por sigurisht ka diçka ndryshe nga politika, se ekzitojnë dyshime të bazauara për krim. Kështu që nuk pres që të ndodh kjo. Por, megjithatë ky është vendim i atyre që kanë hyrë në një procedurë të këtillë”.

Ndërsa ligjin për masa restriktive referuar personave që janë në listën e zezë shtoi se nuk do ta votojnë sepse siç tha është në kundërshtim me Kushtetutën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments