Qeveria duhet të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, zbatimi i së cilit nënkupton që Qeveria ta heq nga fuqia juridike vendimin e saj për përcaktimin e numrit të këshilltarëve nëpër këshilla komunale”, kështu është shprehur gjykatësi kushtetues Osman Kadriu për TV SHENJA lidhur me çështjen e shfuqizimit të ligjit për ndarjen e popullsisë në rezident/jorezident dhe vendimin e qeverisë për përcaktimin e këshilltarëve nëpër komuna. Kadriu thotë se vendimi i sjellur nga qeveria në fund të vitit të kaluar ka ulur bindshëm numrin e këshilltarëve nëpër komuna, ku siç theksoi ai, në 20 komunat që ulet numri i këshilltarëve shumica janë komuna shqiptare, ndër të cilat komuna që ka humbur më shumë është komuna e Gostivarit, e cila humb plot 8 këshilltarë.
OSMAN KADRIU, GJYKATËS KUSHTETUES
“Meqenëse kemi zgjedhjet lokale ndërsa gjykata kushtetuese bëri abrogimin e metodologjisë tash për zbatimin e vendimit të gjykatës kushtetuese ekzkluzivisht është kompetente qeveria e vendit kjo nga shkaku se qeveria e vendit në fund të vitit 2024 ka sjellur vendim duke u thirur në metodologjinë e ligjit për regjistrim në bazë të cilit vendim përcaktohet numri I kshilltarëve në të gjitha komunat e RMV-së. Duke u thirur në metododologjinë dhe ndarjen e popullsis në rezident dhe jorezident ne kemi tash, komfort vendimit të qeverisë, gati 20 komuna te të cilat zvogëlohet numri I këshilltarëve nëpër këshillla komunale. Një prej komunave që ka humbur më shumë këshilltarë është komuna e Gostivarit ajo ka humbur me vendimin e fundit të qeverisë 8 këshilltarë”.
Kadriu duke sqaruar çështjen e metodologjisë së ligjit për regjistrim i cili ndau popullsinë në rezident dhe jorezident dhe shfuqizimin e saj nga Gjykata Kushtetuese tha se ishte një ligj jashtë normave kushtetuese sepse drejtori i Entit Statistikor nuk ka pasur kompetenca që ta regullojë këtë çështje me akt nënligjor dhe se akti nënligjor dhe kjo ndarje në rezident dhe jo rezident nuk është kategori kushtetuese. I pyetur se a është i mjaftueshëm dhe vendimtar vendimi i KSHZ-së lidhur me përcaktimin e këshilltarëve nëpër komuna Kadriu tha se duhet të ketë bashkëpunim në mes qeverisë dhe KSHZ-së por theksoi se në rast të mos bashkëpunimit përgjegjsia bie mbi Qeverinë.
OSMAN KADRIU, GJYKATËS KUSHTETUES
“Duhet të kenë bashkëpunim të pastërt bazuar në kushtetutë ne mes qeverisë dhe KSHZ-së, nëse nuk arrihet një bashkepunim i tillë drejtëpërdrejtë eshte qeveria përgjegjëse ta ndëroj këtë vendim, vendim i qeverisë i cili duke u thirur në metodologjinë dhe ligjin për regjistrim të vitit 2021 e ka zvogëluar numrin e shqiptarëve në shumë komuna. Vendimi duhet te hiqet nga fuqia juridike meqë vendimi që është sjellë ne bazë te nje akti te abroguar është vendim pa baze juridike”.
Kadriu tha se Qeveria është në një provim dhe nëse nuk e heq nga fuqia vendimin atëherë aktiviteti politik, juridik dhe shoqëror mund te merr kahje tjetër dhe mund te krijohen edhe kriza te tjera./SHENJA/
youtube.com/watch?v=_Hri5dgocfw&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fzhurnal.mk%2F&source_ve_path=MjM4NTE