Një fenomen i rrallë i motit ka goditur Arabinë Saudite ditët e fundit, pasi rrethi Al-Jawf në veri të vendit është “veshur në të bardha” për shkak të reshjeve të borës.
Në fakt, ekspertët dhe vendasit raportuan se malet zakonisht të thata të kësaj zone janë mbuluar me borë për herë të parë, pas stuhive që përfshinë zonën që prej të mërkurës së kaluar.Ky ndryshim dramatik i motit për Arabinë Saudite ka bërë që peizazhi i rajonit mezi të njihet, me lumenj dhe përrenj – zakonisht të thatë – që rrjedhin përsëri. Stuhitë e forta, erërat dhe breshri parashikohet të vazhdojnë, duke shkaktuar potencialisht vonesa në udhëtime, shikueshmëri të dobët dhe ndërprerje të mëtejshme të jetës së përditshme.
🇸🇦 SNOW FALLS IN SAUDI ARABIA'S DESERT FOR THE FIRST TIME IN HISTORY! ❄️❄️❄️❄️❄️
Saudi Arabia's Al-Jawf region witnessed an extraordinary sight, as snowfall blanketed its desert for the first time on record, following heavy rain and hailstorms.
A unique weather pattern brought… pic.twitter.com/d2JEjNLrpL
— Fatina Salaheddine (@MissFatina) November 9, 2024