6.6 C
Tetovo
E premte, 10 Janar, 2025
BallinaLajme(VIDEO) Falsifikoi licencën, aktakuzë kundër kompanisë “Besa Trans” dhe pronarit të saj

(VIDEO) Falsifikoi licencën, aktakuzë kundër kompanisë “Besa Trans” dhe pronarit të saj

Dhjetë muaj pas tragjedisë së autobusit të “Besa Trans”, prokuroria ngriti aktakuzë kundër kompanisë dhe pronarit të saj. Prokuroria konstatoi se autobusët e kësaj kompanie me licencë të rreme për kryerjen e komunikacionit rrugor ndërkombëtar, mbi 20 herë e kanë kaluar kufirin e shtetit.

Prokuroria Themelore Publike

“I akuzuari 41-vjeçar, si udhëheqës i subjektit juridik nga Rashqja, duke përdorur të njëjtat raste dhe të njejtat rrethana, përmes shoferëve të cilët drejtonin autobusin në pronësi të firmës, ka kryer më shumë veprime të ndërlidhura kohore dhe ka përdorur si të vërtetë një dokument publik të rremë – Certifikatë të licencës për kryerje të transportit publik në komunikacionin ndërkombëtar rrugor”.

Prokuroria thotë se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve nuk ka lëshuar licencë udhëtimi për këtë kompani.

Prokuroria Themelore Publike

“Një licencë e tillë për autobusin në fjalë nuk është lëshuar aspak nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, ndërsa udhëheqësi dokumentin e rremë të përgatitur ua ka dhënë shoferëve të cilët e drejtonin autobusin dhe me të e kanë kaluar kufirin e shtetit. Gjatë procedurës, prokurori publik kompetent ka siguruar prova se në periudhën prej 10.01.2021 deri 21.11.2021 autobusi në atë mënyrë 20 herë e ka kaluar kufirin e shtetit në vendkalime të ndryshme kufitare”.

Ndërsa për veprimet e doganierëve në vendkalimet kufitare për kontrollin e certifikatave të licencave, Prokuroria Themelore Publike Shkup thotë se do t’i dorëzojë për veprime kompetente në Departamentin për Ndjekjen e Veprave Penale të kryera nga zyrtar policorë dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Aksidenti i Besa Transit ndodhi më23 nëntor të vitit të kaluar. Aty humbën jetën 45 udhëtarë dhe shoferi i autobusit, mes të cilëve  edhe 12 fëmijë, ndërsa shtatë persona mbijetuan.

tvshenja

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments