12.1 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajme(VIDEO) Euroambasadori  i BE-së në Shkup, Mihalis Rokas, përsërit kërkesën për...

(VIDEO) Euroambasadori  i BE-së në Shkup, Mihalis Rokas, përsërit kërkesën për të luftuar korrupsionin!

Për ta avancuar procesin e bisedimeve, Maqedonia e Veriut duhet të miratoj ndryshimet kushtetuese. Kështu porositi edhe një herë ambasadori i BE-së në Shkup, Mihalis Rokas, në shpalosjen e konkluzave të Raportit të Progresit të vendit tonë.  Po ashtu përsëriti kritikat që Maqedonia e Veriut të luftoj krimin dhe korrupsionin dhe të përmirësojë besimin në gjyqësor.

MIHALIS ROKAS, SHEF I DELEGACIONIT TË BE-SË NË SHKUP

“Maqedonia e Veriut ka nivel të lartë të ambicies që të lëviz drejtë bisedimeve aderuese. Për ta avancuar procesin e bisedimeve duhet t’i miratoj ndryshimet kushtetuese që kjo t’i përfshij qytetarët që jetojnë në kufij të shtetit dhe që janë pjesë e popujve të tjerë siç janë bullgarët”.

Kurse ministri për Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani koncentrohet te ajo se megjithatë vendi ka bërë progres të përgjithshëm dhe shtoi se Maqedonia e Veriut është e gatshme për të nisur negociatat e aderimit.

ORHAN MURTEZANI, MINISTËR I ÇËSHTJEVE EVROPIANE

“Mund të konstatojmë se kemi një vazhdimësi të qëndrueshme në gatishmërinë e përgjithshme të vendit, që është një konfirmim se mbetemi në përcaktimin strategjik për anëtarësim në BE dhe duhet të jetë një nxitje më shumë për të gjithë ne për të realizuar reformat e  nevojshme”.

Raporti i progresit për Maqedoninë e  Veriut për vitin 2024 u pubilkua më 30 tetor. Në të veç kritikave dhe progresit të lehtë që ka arritur vendi, janë edhe  120 rekomandime që Maqedonia e Veriut duhet të realizoj vitin e ardhshëm.Shenja

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments