11.5 C
Tetovo
E diel, 20 Prill, 2025
BallinaLajme( Video ) Emrat e shkollave Besa "i ndryshoi" që në vitin...

( Video ) Emrat e shkollave Besa “i ndryshoi” që në vitin 2019 / Tani kërkojnë konsensus nga të gjitha partitë në Tetovë

Lëvizja Besa, kryetari i së cilës Bilall Kasami tani drejton Komunën e Tetovës, në 2019-tën bënte fushatë për ndryshimin e emrave të shkollave të qytetit. Atëherë ishin opozitë në këshillin komunal dhe përmes këshilltarëve “Besa” merrte nisma të shkollat të riemëroheshin, madje kishin edhe propozime konkrete.
“Shkolla e mesme e mjekësisë “Nikolla Shtejn” të emërohet “Ferid Murat”. Gjimnazi “Kiril Pejcinoviq” të emërohet “Gjon Buzuku”, shkolla e mesme “Mosha Pijade” të emërohet “Rexhep Voka”, shkolla e mesme tekstile “Gjorçe Stojçevski” të emërohet “Hasan Tasini”, tha Hatije Etemi, ish këshilltare komunale.Në 2019-tën Lëvizja Besa shpërndante fletushka me emrat rinj të shkollave.

“Do të gjejmë bashkëpunimin me partitë e tjetra që janë pjesë e këshillit të komunës së Tetovës dhe do të arrijmë që ta ndryshojmë këtë fakt poshtërues për ne si shumicë në komunën e Tetovës dhe nëse hasim në obstruksione atëherë ne do të përdorim të gjithë mekanizmat ligjore që të largojmë këtë dukuri negative”, theksoi Besar Durmishi, këshilltar komunal.
Tani “Besa” e ka shumicën në Këshill, por me sa duket nuk dëshiron të veprojë e vetme, apo të përdorë çdolloj mekanizmi siç thoshin në 2019-tën. Kryetari i Këshillit Besar Durmishi shprehet se do të duhet të ulet me të gjitha partitë për të folur për këtë nismë.

“Atë propozim që e kemi bërë ne përsëri do bëjmë por do të shohim por do të marrim edhe propozim të partive politike tjera dhe të shoqatave joqeveritare, përfaqësuesve tjerë që nuk kanë përfaqësues në Këshillin KomunaL do t’i shohim të gjitha mundësitë dhe do gjejmë një konsensus të përbashkët”, shtoi Durmishi.
Javë më parë partitë maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM ishin kundër propozimit që në Tetovë të ketë ndryshim të emrave të shkollave dhe të rrugëve. Megjithatë kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ditë më parë zbuloi se badenteri nuk është më i nevojshëm në komunën e Tetovës për shkak se regjistrimi i fundit i popullsisë tregoi se më pak se 20% e banorëve janë të përkatësisë maqedonase. Kjo lë të kuptohet se emrat mund të ndryshohen vetëm me votat e këshilltarëve të partive shqiptare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments