Deputeti Dimitar Apasiev në fjalimin e tij sot në Parlament, duke iu përgjigjur Damjan Mançevskit tha se emri i vendit është ndryshuar në mënyrë “pederaste (nëgjuhën maqedonase e tha pederski )”.
“Lëreni komunitetin LGBTI të më falë, ju e ndryshuat emrin në mënyrë pederaste” tha Apasiev.
Ai u qortua menjëherë nga Kryetari Talat Xhaferi, i cili tha se ligjvënësit duhet t’i kushtojnë vëmendje fjalorit dhe shpresojnë që Apasiev të mos u drejtohet studentëve në të njëjtën mënyrë.
Mançevski më parë në fjalën e tij iu referua referendumit për ndryshimin e emrit, i cili sipas tij ishte i suksesshëm sepse solli përparim në vend. E gjithë fjalimi i kreut të së majtës dhe deputetit përmes videos: