inistri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë Fatmir Limani deklaroi se pëlqimet për hapjen e çerdheve në Çair, Haraçinë dhe në Mateç janë nënshkruar dy muaj më parë dhe se për arsyejet se pse nuk po hapen duhet të pyeten komunat. Ai thotë se ministria ka përfunduar detyrën e saj dhe tashmë çështja është në duar të komunave përkatëse.
FATMIR LIMANI, MINISTËR I PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE
“Çerdhet, i kanë pëlqimet ata edhe për punësimet edhe për hapjen, i kam nënshkruar, ka dy muaj dmth dhe unë nuk e di arsyen se pse nuk i hapin ata. Jo nuk fajësoj asnjë njeri, unë procedurën e kam përshkruar, i kam nënshkruar edhe pëlqimet, u janë ofruar atyre. Arsyet se pse nuk hapen çerdhet, është çështje me të cilën edhe për të cilën duhet të japin shpjegim ata”.
Kryetari I komunës së Likovës Erkan Arifi I pyetur për çerdhen në Mateç tha se deri në fund të këtij muaji çerdhja do të hapet dhe se vonesat janë për shkak të procedurave administratore-ligjore, të cilat është dashur të respektohen.
ERKAN ARIFI, KRYETAR I KOMUNËS SË LIKOVËS
“Sa i përket çerdhes “Valbona 2001” në fshatin Mateç që është në kuadër të institucionit çerdhes “Rrezja” në Orizare gjatë fundit të muajit dhjetor na lëshuan pëlqim nga ana e ministrisë së financave dhe nga ministria për punë dhe politikë sociale dhe pasi që ishte fundi I vitit dhe ishin pëlqimet vjetore për vitin 2024, është dashur që të përsëriten vendimet, të vazhdohen për vitin 2025. Dhe ne me 27 dhjetor dorëzuam kërkesë te ministria për punë dhe politikë sociale pastaj është dashur të pritet kohjë dhe të intervemojmë përmes BNJVLS-së për këtë padrejtësi që I bëhet çerdhës Valbona 2001 ku në të njejtën situatë ishte edhe çerdhja e Haraçinës dhe pastaj u dorëzuan pëlqimet nga mesi apo fundi I muajit janar dhe normal çerdhja pas kompetencave ligjore vazhdoi me konkurset publike ku dhe pritet shumë shpejt deri në fund të muajit të hapet çerdhja Valbona 2001”.
Një afat kohor për hapjen e çerdhes në Haraçinë e dha edhe kryetari i kësaj komune Ridvan Ibrahimi, i cili tha se në muajin mars pritet që çerdhja do të fillojë me shërbimet e saj.
Ai sqaroi se vonesat e para për pëlqimet e punësimeve janë bërë nga ministria për punë dhe politikë sociale e cila në fund të muajit dhjetor të vitit 2024 i ka nënshkruar, për të cilat thotë se ka qenë fundvit dhe për ato pëlqime sërisht është dashur të ri-bëhet kërkesë.
RIDVAN IBRAHIMI, KRYETAR I KOMUNËS SË HARAÇINËS
“Ne kishim buxhet të përcaktuar, buxhet të kompletuar për vitin 2024 dhe ne kërkesa të shumta të adresuara në ministritë përkatëse si në financa edhe në ministrinë e punës, nuk arritëm ti marim pëlqimet deri më 25 dhjetor të vitit 2024 dhe atëher kur pas presionit, pas kërkesave të njëpasnjëshme kur arritën me ti marim pëlqimet ishte edhe përfundimi I vitit dhe me automatizëm është dashur ti përsërisim kërkesat për vitin 2025 dhe me 14 shkurt kemi marrë vazhdimin e pëlqimeve për punësimet e vitit 2025. Kjo flet shumë, qeveria prej me 24 qershor ishte aktiv, 7 muaj u deshtën që ti marim pëlqimet për punësimet në çerdhen Fastosat dhe gjithë kjo vonesë ishte një lëshim I madh nga ana e ministrisë . Besoj që në muajin mars gjithsesi do të rregullohet kjo çështje, do të fillojmë me shërbim”.
Edhe sekretari i Komunës së Çairit tha se procedurat ndërtimore kanë përfunduar dhe se tani pritet që të përfuindojë mobilimi i çerdhes e cila siç tha ai varet nga ministria e politikës sociale, demografisë dhe rinisë. Ai vlerëson se nëse këto procedura kryhen në mënyrë të rregullt nga Ministria, çerdhja gjatë muajit mars duhet të fillojë me punë.
FARUK NEVZATI, SEKRETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT
“Sipas informatave të fundit që kemi marrë edhe nga ministria e politikës sociale, demografisë dhe rinisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut punët ndërtimore rreth çerdhes “Fidani” kanë përfunduar, është dashur të realizohet edhe kyqja në ujësjellsin kryesor edhe cila gjithashtu tani më ka përfunduar dhe pritet të përfundojë invetarizimi gjegjësisht mobilimi I çerdhes të cilën procedurë për furinzime publike e realizon Ministria e Politikës Sociale demografisë dhe rinisë e RMV-së dhe pas kësaj të krijohen kushtet që çerdhja të fillojë me punë”.
Çerdhet e këtyre komunave, Çair, Haraçinë dhe Mateç për një kohë të gjatë, shpesh është premtuar për data të caktuara të hapjes po të njejtat për rrethana të paqarta nuk janë hapur në po ato data.
/SHENJA/