7.3 C
Tetovo
E shtunë, 6 Dhjetor, 2025
BallinaLajme(VIDEO) “Bomba” e parë e LSDM-së: 5.3 milionë euro për kompaninë e...

(VIDEO) “Bomba” e parë e LSDM-së: 5.3 milionë euro për kompaninë e Ivica Tomovskit të VMRO-së

Ekipi antikorrupsion i LSDM-së publikoi sot një skandal të ri, përmes të cilit, siç theksuan, edhe një herë zbulohet modeli kriminal i pushtetit të VMRO-DPMNE dhe i kryeministrit Hristijan Mickoski.

Në konferencën për media, përfaqësuesi i partisë, Aleksandar Sasha Dimitrijeviq, deklaroi se janë zbuluar manipulime të reja me tenderë dhe përfitime milionëshe për njerëz të afërt me pushtetin, shkruan gazeta KOHA.

“Pamë se si fryhen 9 milionë euro, para të qytetarëve, përmes njerëzve të afërt dhe ndërmjetësve. Pamë se si vidhet populli përmes tenderëve të montuar. Por për bandën e vjetër nuk mjaftojnë më ndërmjetësit e jashtëm – ata janë të pangopur, biznesin duhet ta bëjnë vetë, nga shtëpia, nga familja. Sot publikojmë një skandal të ri, një bombë të re! Kush ‘pastron’ dhe si pastron?”, deklaroi Dimitrijeviq.

Sipas tij, të gjitha gjurmët çojnë te Ivica Tomovski, funksionar i lartë i VMRO-DPMNE-së dhe drejtor i Sektorit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta pranë Qeverisë.

“Nuk pastron shërbimi i Qeverisë – pastron kompania familjare e Tomovskit. Dhe ky ‘pastrim’ matet me miliona euro!”, nënvizoi ai.

Sipas dokumenteve të publikuara, kompania familjare e Tomovskit, e cila ka ndryshuar emrin disa herë, por jo numrin e saj të identifikimit – ka marrë nga institucionet dhe komunat: 5.360.000 euro në 161 tenderë.

“Pronari i ‘City Logistik’ në momentin e themelimit është Vitomir Tomovski nga Struga, babai i Ivica Tomovskit, ndërsa menaxher është Slobodan Kutanovski, i afërm i tyre. Më pas ndryshohet emri i kompanisë në ‘City Outsourcing’. E njëjta adresë, i njëjti numër identifikimi i subjektit, vetëm me emër tjetër. Për çfarë shërben Tomovski në VMRO-DPMNE dhe në Qeveri, mendoj se popullit i është kristalisht e qartë pas kësaj. E rëndësishme është që bizneset familjare të ecin”.

Vetëm pas ardhjes së VMRO-DPMNE-së në qeveri, tha Dimitrijeviq, kompania e ka rritur veprimtarinë e saj për 306%, ndërsa vetëm këtë vit ka fituar 10 tenderë të rinj, në vlerë pothuajse pjesë e gjysmë milioni eurove.

“S’ka asgjë rastësore. U ka shkuar mbarë ‘pastrimi’ i buxhetit. Për çfarë shërben Tomovski në VMRO-DPMNE dhe në Qeveri, tani popullit i është kristal i qartë. Kryesorja, bizneset familjare funksionojnë”, përfundoi Dimitrijeviq. (koha.mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments