Është liruar sot Dritan Goxhaj. Ish-lufëtarit të UÇK-së iu refuzua ekstradimi nga apelimi.
Në një prononcim të shkurtër për mediat Goxhaj u shpreh: Dua t’ju them qe lirinë nuk e kishim humbur asnjëherë, as unë as Uçk dhe as ata të tjerët që janë në Hagë, ishte tentativë për të na trembur e për të na thënë e mbushur mendjen se nuk ishim në rrugë të drejtë.
Sot arritëm t’ju tregojmë sërish se jemi në rrugën e drejtë dhe kemi luftuar drejtë.
Kujtojmë se Goxhaj ka kundërshtuar përmes mbrojtjes akuzat ndaj tij. Goxhaj ishte i arrestuar për llogari të Gjykatës Speciale ku akuzohet për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.