Alternativa është kundër propozim ligjit për arsim fillor të cilin e ka miratuar Qeveria dhe së shpejti pritet të debatohet edhe në Kuvend. Nga kjo parti, sot kanë mbajtur një brifing me gazetarë ku kanë sqaruar të gjitha aspektet negative sit ë përmbajtjes së ligjit ashtu edhe për mënyrën se si është inicuar. Kryetari Afrim Gashi, nënkryetari Lulzim Aliu dhe Zekirja Ibrahimi, kanë shpjeguar se ky ligj fillimisht është i ngutshëm, përjshtues dhe nuk është marrë mendimi as i partive të tjera politike, as i sektorit joqeveritar dh eveçanërisht profesionistëve të fushës. Më skandaloze sipas drejtuesve të Alternativës është heqja e librit tradicional nga përdorimi, që nuk ka ndodhur askund në botë. Andaj, përmes një deklarate për media, Gashi i ka bërë thirje Qeverisë që të heq dorë nga propozimi dhe të fillojë një process të ri inkluziv.
Afrim Gashi
“Edhe sot shfrytëzojmë rastin që ti bëjmë ftesë shumicës që të mos e implementojnë këtë proces të konceptit të ri të arsimit fillor kokë në vete, por të hapin grupe pune, të kenë qasje gjithëpërfshirëse, të ftojnë të gjitha partitë politike, të ftojnë të gjitha organizatat jo qeveritare që merren me çështje të arsimit, me akademi, me punonjësit e shkencës që ta ndërtojmë një concept që do të jetë I pranuar prej të gjithëve dhe pastaj të implementohet”.
Sipas drejtuesve të Alternativës, çdo reform në arsim duhet të fillojë të zbatohet përmes një pilot plani, ndërsa duhet të merren parasyshë edhe rrethanat lokale. Kjo parti vlerëson se shumica e nxënësve dhe familjeve nuk kanë mundësi material për tu pajisur me pajisje digjitale, ndërsa edhe përmbajtësisht ata thanë se është diskriminues dhe joadekuat për shoqërinë tonë. Në deklaratën para gazetarëve, Gashi tha se Qeveria aktuale sillet me arsimin, ngjashëm siç u soll me pandeminë, vetëm se tani rrezikon të sjellë pasoja afatgjate.
Afrim Gashi
“Më vjen shumë keq në një prej shtyllave kryesore të shoqërisë që ne e trajtojmë arsimin, Qeveria ka një qasje të këtillë. Por nuk është për tu habitur sepse sin ë pandemic, siç po sillet me pandeminë, sillet edhe me arsimin. Ne mendojmë se nëse pandemia mund të kaklojë për një vit e dy, dëmet që mund ti shkaktojë në arsim mund të ketë pasoja afatgjate dhe mund ta dëmtojë një gjeneratë të tërë dhe mbi 20 ite mund të shkaktojë dëme të pariparueshme”.
Nëse nuk merren parasyshë vërrejtjet e tyre, Alternativa thotë se do të përdorë të gjitha mekanizmat demokratik për të senzibilizuar dhe kundërshtuar këtë ligj. Por edhe nëse i njëjti miratohet, ata thanë se pas ardhjes në pushtet do të revidojnë të njëjtin dhe do të sjellin ligj të ri të cilin do ta përpilojnë bashkë me të gjitha palët e prekura.