6.1 C
Tetovo
E hënë, 9 Mars, 2026
BallinaLajmeVetëvendosje mirëpret masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese deri 31mars ndaj dekretit...

Vetëvendosje mirëpret masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese deri 31mars ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmanit,për shpërndarjen e Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për masë të përkohshme deri më 31 mars, ndaj dekretit të Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci ka thënë se presin nga Gjykata ta anulojë këtë dekret dhe “të urdhërojë deputetët e Kuvendit Kuvendit që të vazhdojnë përpjekjet për zgjedhjen e Presidentit/Presidentes së re, brenda afatit kushtetues prej 60 ditësh nga nxjerrja e këtij aktgjykimi”.

Sipas saj, kërkesa është e drejtë dhe argumentet e qarta e të bazuara në Kushtetutë.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është thelbësor për respektimin e rendit kushtetues, funksionimin demokratik të institucioneve dhe garantimin e stabilitetit institucional në vend”, ka shkruar Nagavci.

Sipas vendimit të Kushtetueses, masa e përkohshme hynë në fuqi sot dhe vlen deri më 31 mars.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments