Kosovë – Qindra veteranë të UÇK-së marshuan rrugëve të Prishtinës pasditen e së shtunës kundër vendimit të qeverisë së Albin Kurtit të miratuar dy ditë më parë në Kuvend që i përjashton ata nga rritja e pagës minimale.
Por përveç këtij vendimi, ish-luftëtarët e UÇK-së nuk kanë pritur aspak mirë as deklaratat e shefes së deputetëve të Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila në audio përgjimin me deputetin serb Sllavko Simiç.
Avni Ajeti, ish-pjesëtar i UCK-së thotë se është i turpshëm trajtimi që po u bën qeveria e Kurtit.
Përgjigjen veteranëve Albin Kurti ua dha nga Lipjani ku u interesua për fushatën e korrje – shitjeve.
Protesta e veteranëve të UCk-së u mbyll pa incidente, por ata premtuan të rikthehen sërish në rrugë.
Tv Klan